Prokuroria Themelore në Gjilan i ndihmuar edhe nga sektori për krime ekonomike dhe korrupsion i krimeve të rënda dhe i mbështetur edhe nga hetues nga Prishtina ka lëshuar tashmë autorizimin për të hetuar të gjitha ndërtimet pa leje të lëshuara nga komuna e Gjilanit.
Ankesat e shumta të qytetarëve, peticionet e panumërta që janë dorëzuar kundër ndërtimeve të egra dhe në veçanti kundër destinimit të ish “Kualitetit” kanë ndikuar që Prokuroria Themelore e Gjilanit të ndërmarrë një hetim masiv për të hetuar të gjitha ndërtimet për dhe rreth ish godinës së “Kualitetit”.
Rajonipress merr vesh dhe gjithnjë bazuar në informacionet që dalin nga Sektori për krime Ekonomike dhe korrupsion të Prokurorisë Kosovare, dhe Departamentit për Krime të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Gjilan, e cila edhe ka lëshuar autorizim, janë në hetim e sipër të gjitha ndërtimet pa leje të organeve kompetente dhe ndërtimet për të cilat janë dhënë leje pa plotësimin e kritereve konform standardeve dhe ligjeve në fuqi ose kanë tejkaluar vendimet e organeve kompetente mbi lartësinë e këtyre ndërtesave, e të cilat gjithnjë paraqesin rrezik permanent për qytetaret që jetojnë e veprojnë në qytetin e Gjilani.
Merret vesh, se për këtë shkak, zyrtar të lartë kompetentë nga Drejtoria komunale e Gjilanit (sektori i urbanizmit dhe inspeksioni), janë në hetim e sipër për shkak të mos kryerjes së detyrës zyrtare konform kompetencave ligjore, të cilët nuk kanë marr masat ligjore për ndalimin ose rrënimin e gjithë atyre ndërtimeve pa leje ose që kane tejkaluar ato.
Burimi saktëson se është dhënë urdhër specifik për hetim të detajuar të të gjitha ndërtimeve në dhe përreth mullirit (ish godinës së Kualitetit), të privatizuar (shitur) nga AKP në Prishtinë. Të gjitha lejet e lëshuara në kundërshtim me kriteret ligjore dhe tejkalimi i tyre, e cila ka ndodhur në kundërshtim me ligjin, duke ndërruar destinimin dhe tjetërsimin e kësaj pjese të privatizuar.
Gjithashtu është kërkuar hetim edhe në institucionin që ka privatizuar dhe ka qenë i detyruar të mbikëqyr këtë pasuri, mos ndërhyrjen e AKP në rastin konkret e cila është përcaktuar me ligj, dhe nëse ka mund ta tjetërsoj dhe t’ja ndërroj destinimin kësaj pasurie, blerësi, pa lejen e institucionit që ka qenë kompetent në shitjen dhe mbikëqyrjen e tij.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku nuk është përgjigjur në pyetjet e Rajonipress, por sipas një burimi të afërt me zyrën e kryeprokurorit në Gjilan, u tha se Departamenti për Krime të Rënda, ka autorizuar hetuesit nga Sektori kompetent i Policisë së Kosovës për hetimin e të gjitha ndërtimeve të larta në qytet.
Po të njëjtat burime, kanë treguar se në këtë drejtim, tashmë janë marr në pyetje zyrtarë në Gjilan, por edhe zyrtarë nga sektori për privatizim dhe mbikëqyrje pranë AKP në Prishtinë, shkruan rajonipress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova