Prokuroria Themelore në Gjilan nuk është e kënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila Shaban Gogajt i shqiptoi dënimin prej 7 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e Agonis Tetajt.
Prokuroria e Gjilanit, përmes një komunikate, ka njoftuar se do të ushtrojë ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Pejës, duke mos u pajtuar me cilësimin juridik të veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, transmeton Telegrafi.
Sipas kësaj prokurorie ky rast duhet të ricilësohet në vepër penale “Vrasje e rëndë”.
“Pas interesimit te mediave dhe OJQ-ve që monitorojnë Sistemin e Drejtësisë në vendin tonë, ju informojmë për “ Rastin Gogaj “ se Prokuroria Themelore në Gjilan, pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Pejë, me të cilin ka shpallur fajtor të akuzuarin Sh. G, për shkak të veprës penale Vrasje nga pakujdesia e sanksionuar me nenin 175 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Themelore në Gjilan, është e pakënaqur me vendimin të cilin e ka marr Gjykata Themelore në Pejë dhe pas pranimit të aktgjykimit me shkrim, brenda afatit ligjor do të ushtroj ankesë për shkak të ricilësimit juridik nga vepra penale “Vrasje e rëndë” në veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia” dhe ndaj vendimit mbi dënimin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Thememore të Gjilanit.
Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të padrejtë dhe skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë ndaj Shaban Gogajt.
Gjykata Themelore në Pejë sot e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gogaj u shpall të premten, nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova