LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria dorëzon dëshmi shtesë në seancën për “27 prillin”

Prokuroria dorëzon dëshmi shtesë në seancën për “27 prillin”

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvend vazhdon sot në Gjykatën Penale më dorëzimin e dëshmive shtesë nga Prokuroria.

Dje në Gjykatë dha deklaratë Peshkopi Metodija Ilievski, i propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Bogdan Ilievsi “Betmen”. Ai tha se për shtatë vite e ka njohur Bogdanin dhe e përshkroi si të edukuar, i kulturuar dhe shumë njeri i ndershëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Metodija theksoi se me vetiniciativë ka qenë pjesëmarrës i  protestave “Për Maqedoni të përbashkët” që e cilësoi si lëvizje pozitive ku është biseduar për veprime të pa dhunshme  për ndryshimet që do të jenë më të mira për qytetarët.


“Për një moment filluan të hyjnë njerëz në Kuvend dhe në këtë mënyrë u ndaluan fjalimet. As që parashikonim se do të ndodhë ajo çfarë ndodhi, as që ishte qëllimi ynë”, tha Ilievski dhe shtoi se të gjithë kanë qenë të befasuar.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.

Në mesin e të akuzuarve janë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim kuvendar, artistë. Ata ara Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën por se nuk ndihen fajtorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori