LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 2° partlycloudy_day

Prokuroria dhe Policia në Prizren ndërmarrin veprime hetimore për zbardhjen e rastit të vjedhjes në argjendari

Prokuroria dhe Policia në Prizren ndërmarrin veprime hetimore për zbardhjen e rastit të vjedhjes në argjendari

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se për rastin e vjedhjes së rëndë në argjendarinë në rrugën “Adem Jashari” ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

“Lidhur me rastin ende nuk kemi persona të dyshuar”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti- Sejrani për Telegrafin.

Sipas saj bashkë me Policinë po punohet për zbardhjen e këtij rasti.


“Prokuroria në bashkëpunim me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore drejt sigurimit të provave relevante, të cilat do t’i kontribuojnë ndriçimit të plotë të këtij rasti”, është shprehur Mehmeti- Sejrani.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se dyshohet se në këtë rast janë vjedhur 3 kilogramë ari dhe 1 kilogram argjend.

“Sipas informacioneve të para të siguruara nga policia, dyshohet  se personat e panjohur kanë arritur që të vjedhin rreth 3 kg ari dhe 1 kg argjend. Sipas deklarimeve të të dëmtuarit kapin vlerën rreth 168.000 euro”, ka deklaruar Mehmeti- Sejrani për Telegrafin.

Sipas Policisë rajonale të Prizrenit, persona të panjohur deri më tani dyshohet se gjatë ditës së hënë kanë kryer vjedhje në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, me ç’rast janë vjedhur stoli ari e argjendi.

Për këtë rast ka reaguar edhe shoqata e biznesmenëve dhe afaristëve “Esnaf”, duke kërkuar që organet përkatëse “në një afat të shkurtër kohor ti zbulojnë dhe ti kapin kryerësit e këtij akti të shëmtuar dhe ti sjellin ata para drejtësisë”.

“Shoqata ‘Esnaf’ edhe më herët ka paraqitur kërkesë për shtimin e sigurisë në rrugën ‘Adem Jashari’, duke aktivizuar policët e komunitetit dhe shtuar sigurinë në këtë pjesë të qytetit ku ushtrohet një veprimtari delikate siç është argjendaria. Shpresojmë se rastet në fjalë, edhe një herë, janë mësim dhe nuk do të përsëriten më dhe organet e sigurisë më me seriozitet do të përkushtohen sigurisë në rrugën ‘Adem Jashari’”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Haziri reagon ndaj deklaratës së Avdullah Hotit: LDK është e anëtarësisë, jo e funksionarëve

Lajme
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është i përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është i përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Varroset babai i ish-presidentit Thaçi, i cili dërgon kurorë lulesh me një mbishkrim prekës

Lajme
Arrestohet kryeshefi i KRU

Arrestohet kryeshefi i KRU "Gjakova" - Prokuroria Speciale tregon se çfarë konfiskoi në shtëpinë dhe zyrën e tij

Lajme
Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Avokati i Thaçit sqaron: Kërkesa për pjesëmarrje në varrim është dorëzuar të hënën, por ai nuk do të marrë pjesë

Lajme
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Kalo në kategori