Prokuroria Themelore në Mitrovicë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke hetuar rastin e incidentit, i cili ka ndodhur të mërkurën mes shefit të Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Blerim Feka, me babanë e një foshnje që ndodhet në trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed”, në Vushtrri.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Sipas tij, prokurori kujdestar ka sugjeruar policinë që sa i përket mjekut B.F., është fjala për sjellje arrogante që paraqet kundërvajtje, kurse sa i përket palës ankuese, nëse është i ndaluar incizimi në vendin ku ka ndodh ngjarja, atëherë është fjala për vepër penale.
“Lidhur me rastin nga policia është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe rasti është duke u hetuar në bashkëpunim me policinë.
Fillimisht në bazë të informimit, prokurori kujdestar ka sugjeruar policinë që sa i përket mjekut B.F., është fjala për sjellje arrogante që paraqet kundërvajtje, kurse sa i përket palës ankuese, nëse është i ndaluar incizimi në vendin ku ka ndodh ngjarja, atëherë është fjala për vepër penale nga neni 202”, ka thënë Preteni për Telegrafin.
Ndryshe, Shefit të Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Vushtrrisë, Blerim Feka, i cili të mërkurën u përfshirë në një ngatërresë me babain e një foshnjeje që ndodhet në trajtim mjekësor në këtë institucion shëndetësor do t’i jepet vërejtje nga Këshilli drejtues i Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed”, deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria.
Në një përgjigje për Telegrafin, nga Spitali “Sheikh Zayed” kanë thënë se pas vërejtjes së dhënë mjekut Feka presin rezultatet e hetimit nga prokuroria.
“Duke pasur parasysh se Prokuroria Rajonale në Mitrovicë ka dalë me komunikatë në medie se ka hapur rast hetimi, ku po hetohet nëse ka elemente për incizim të paautorizuar nga pala, vepër penale por edhe nëse ka elemente të shkeljes nga dr. Feka, Këshilli Drejtues i Spitalit, duke mos ndërhyrë në hetimet e Prokurorisë si organi më i lartë dhe duke ofruar bashkëpunim dhe përkrahje të plotë për hetim dhe zbardhje të rastit, do të pres rezultatet e hetimit të Prokurorit të rastit. Njëkohësisht, bazuar në legjislacionin në fuqi, dr. Feka do të marrë vërejtje nga Këshilli Drejtues, si masë fillestare, deri në përfundim të hetimeve”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërkaq, të mërkurën zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti kishte konfirmuar rastin.
“Rasti është raportuar sot rreth orës 15:00. Është cilësuar si prishje e rendit dhe qetësisë”, ishte shprehur Zahiti.
Ndërkaq, për rastin të mërkurën kishte reaguar edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
SHSKUK ka kërkuar nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë të trajtojë rastin e mjekut njëherit Shef i Repartit të Gjinekologjisë Blerim Feka, i cili në dy video të publikuara shihet teksa përplaset verbalisht me familjarin e një pacienteje.
ShSKUK ka kërkuar nga spitali të merren masa urgjente ndaj mjekut konform të gjeturave dhe legjislacionit në fuqi.
Në reagimin e ShSKUK-së thuhet se mjeku ka komunikuar me arrogancë me palët, ani pse ShSKUK ka kërkuar “nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, që në baza të rregullta, pacientëve që marrin trajtim shëndetësorë, por edhe familjarëve të autorizuar, t’u jepen informata nga mjekët, shefat e reparteve dhe nëse ka nevojë edhe nga drejtorët e klinikave-spitaleve të përgjithshme”.
“Në lidhje me videot që po qarkullojnë në rrjete sociale, ku në komunikim me familjarët e pacientëve është i përfshirë një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri, i cili komunikon me arrogancë me palët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron se ka kërkuar urgjentisht nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë, të trajtojë rastin dhe të merren masa urgjente, konform të gjeturave dhe legjislacionit në fuqi”.
“ShSKUK, në vazhdimësi përmes shkresave dhe Qarkoreve Informative, ka kërkuar nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, që në baza të rregullta, pacientëve që marrin trajtim shëndetësorë, por edhe familjarëve të autorizuar, t’u jepen informata nga mjekët, shefat e reparteve dhe nëse ka nevojë edhe nga drejtorët e klinikave-spitaleve të përgjithshme.
Për sjelljen jo të mirë të gjinekologut Feka, kishte pasur ankesa edhe dy vite më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?