Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit merret me ndjekjen penale të veprimeve, të cilat janë të inkriminuara me ligj si vepra penale dhe për të cilat është paraparë sanksioni penal e jo edhe me shkelje të procedurave administrative.
“Raporti i auditimit mund të paraqet burim të rëndësishëm për fillimin e hetimit nga Prokurori i Shtetit, mirëpo jo secili raport. Prokurori i Shtetit nuk është institucion, i cili zgjidh rastet e keqmenaxhimit apo shkeljeve administrative, por ky institucion merret vetëm me ato raste, ku ka gjetje për dyshim se është kryer ndonjë vepër penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në një komunikatë për media.
Në raste kur Auditori i Përgjithshëm gjatë procesit të auditimit evidenton ndonjë rast ku ka bazë për dyshim se është kryer ndonjë vepër penale, Auditori i Përgjithshëm është në obligim që ta zbatoj nenin 78 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës, i cili detyron të gjitha organet publike që t’i paraqesin veprat penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare e për të cilat janë informuar ose kanë marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
“Në r astin e paraqitjes së kallëzimit penal organet publike duhet të paraqesin edhe prova që janë të njohura për ta dhe duhet të ndërmarrin masa për t’i ruajtur gjurmët e veprave penale dhe provat tjera. Mos përmbushja e këtij obligimi paraqet vepër penale: ‘Moslajmërimi i veprës penale apo kryesve të tyre” .
Prandaj, Prokurori i Shtetit pret nga Auditori i Përgjithshëm që ashtu siç është i detyruar, për të gjitha rastet që gjatë procesit të auditimit ka gjetur elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, ta informoj Prokurorin e Shtetit, ndërkaq, prokuroria të gjitha informatat e pranuara do t’i shqyrtoj duke vepruar në kuadër të kompetencave që ka.
Prokurori i Shtetit pret nga Auditori i Përgjithshëm, si dhe nga çdo individ tjetër, që gjatë prononcimeve të tyre publike, ta ketë parasysh obligimin e tij ligjor për ta raportuar veprën penale, si dhe ta interpreton drejt nenin 109 të Kushtetutës së Republikës së Kos ovës, i cili shumë qartë përcakton se Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur me autoritet dhe përgjegjësi për ndjekje penale të personave të dyshuar për ndonjë vepër penale.
Në përmbushjen e kësaj detyre Prokurori i Shtetit kërkon informim të drejtë dhe bashkëpunim me të gjitha organet publike, të cilat në bazë të ligjit detyrohen që Prokurorit të Shtetit t’i japin ndihmën e nevojshme për çështjet që kanë të bëjnë me hetimin e veprave penale.
Prokurori i Shtetit pret që Auditorin e Përgjithshëm ta ketë partner në zbulimin e veprave penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe shpërdorimit të buxhetit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që t’i përmbushim obligimet kushtetuese dhe ligjore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t’i caktohet masa e paraburgimit

BFI: Dënojmë vendimin e Gjykatës Kushtetueses për nisjen e procedurës për deakreditimin e Medresesë Isa Beu

Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?