LAJMI I FUNDIT:

Prokurori fiton gjyqin ndaj Prokurorisë Publike të Maqedonisë

Prokurori fiton gjyqin ndaj Prokurorisë Publike të Maqedonisë

Një prokuror publik e ka paditur Prokurorinë Publike të Maqedonisë, me të cilën udhëheq Marko Zvërlevski, për shkak se nuk i është paguar kompenzimi për kujdestari dhe e ka fituar gjyqin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Paditësit i janë paguar 355000 denarë ose 5700 euro, por kjo nuk është padia e vetme mbi këtë akuzë, ndaj Prokurorisë Publike.

Janë 14 prokurorë të cilët i kërkojnë paratë që u takojnë për veprimtaritë e tyre dhe angazhimet, jashtë orarit të punës. Kjo bëhet e ditur nga Enti Shtetëror për Revizion (ESHR).


ESHR-ja ka zbuluar se gjatë periudhës 2010 – 2014, nuk është paguar asnjë kompenzim për kujdestari, por nuk kanë informacione se ku kanë arritur paditë tjera të këtij lloji.

Për t’u tejkaluar kjo situatë, në vitin e kaluar u ndryshua Ligji për pagesa të prokurorëve publik, me të cilin është rregulluar se shuma e kompenzimit për kujdestari, do të vërtetohet nga Prokuroria Publike e Maqedonisë, pas pajtueshmërisë paraprake nga ministri i financave. Megjithatë, kjo procedurë nuk ka përfunduar, prandaj rregullorja është në përpilim e sipër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori