LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët marrin në pyetje Saimir Tahirin

Prokurorët marrin në pyetje Saimir Tahirin

Grupi i prokurorëve në Shqipëri që po hetojnë çështjen e tij, kanë ftuar Saimir Tahirin këtë të premte për ta marrë në pyetje.

Saimir Tahiri ka pranuar kërkesën e prokurorëve dhe hyri në Prokurorinë për Krimet e Rënda për t’u pyetur duke nisur nga ora 14:00.

Ish-ministri i Brendshëm do të pyetet nga prokurorët një ditë pasi oficerët gjyqësore kontrolluan në banesën e tij, ku nuk gjetën asnjë gjë që ta implikojë deputetin me grupin e Habiljave në trafikun e drogës drejt Italisë.


Vetë Tahiri ka kërkuar më shumë se një herë që të merret në pyetje personalisht, për t’i shkuar deri në fund, sipas tij, të vërtetës.

Edhe gjatë mbrojtës përpara Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, ish-ministri i Brendshëm deklaroi se nuk i ishte kërkuar për asnjë moment dëshmia e prokurorëve për hetimin ndaj tij.

Të mërkurën Kuvendi refuzoi kërkesën e Prokurorisë për të kufizuar lëvizjen e Saimir Tahirit, por e autorizoi atë që të kontrollojë banesën dhe sendet personale të ish-ministrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori