LAJMI I FUNDIT:

Projektrezoluta e AAK-së për kushtëzimin e dialogut ‘hipokrizi’ apo e ‘qëlluar’?

Projektrezoluta e AAK-së për kushtëzimin e dialogut ‘hipokrizi’ apo e ‘qëlluar’?

Deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë iniciuar mocionin për nxjerrjen e një Projektrezolute me të cilën do t’i kërkohej Qeverisë që të mos e filloj fazën finale të dialogut me Serbinë pa u bërë liberalizimi i plotë i vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas tyre, liberalizimi i vizave do të dëshmonte se Kosova është e barabartë me vendet e rajonit.

Kjo rezolutë pritet të paraqitet në seancën e radhës në Kuvend.


Mirëpo, iniciativën e tillë të AAK-së disa analistë e kanë quajtur hipokrizi, e për të tjerë kjo iniciativë është e qëlluar.

AAK me rezolutë për ndërprerjen e dialogut deri në liberalizimin e vizave
Lexo po ashtu AAK me rezolutë për ndërprerjen e dialogut deri në liberalizimin e vizave

Politologu Ramush Tahiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se iniciativa e AAK-së është e qëlluar dhe e drejtë sepse Kosova duhet ta ketë liberalizimin e vizave.

Sipas tij, gjërat në politikë nuk bën të kushtëzohen nëse nuk kanë lidhshmëri njëra me tjera.

“Iniciativa e AAK-së është e qëlluar dhe e drejtë sepse Kosova duhet ta ketë liberalizimin e vizave, edhe nga fakti se ne këtu kishim misionet ndërkombëtare më të mëdha që i ka pas ndonjëherë Kosova në periudhën e pasluftës”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se Kosova ka mbetur e fundit edhe pse i ka plotësuar të gjitha kushtet e BE-së për liberalizimin e vizave, mirëpo sipas tij ka zëra në BE që kjo gjë do të ndodh pas zgjedhjeve të 2019, në Bashkimin Evropian (BE).

“Tash po i shtohet dhe një kusht tjetër pasi janë bartur kompetencat e EULEX-it tek institucionet vendore dhe në BE ka zëra që Kosova të pret një vit, që i bie deri të kalojnë zgjedhjet e 2019 në BE, dhe të shihet performanca e institucioneve të Kosovës në disponimin e këtyre kompetencave që ia ka bartur prej EULEX-it. Kjo është një nga arsyet e vonesës së raportit të Komisionit Evropian për liberalizim të vizave që nuk po mund të shqyrtohet dhe që janë vonuar”, u shpreh ai.

Donika Kadaj: Dialogu të mos fillojë pa u liberalizuar vizat
Lexo po ashtu Donika Kadaj: Dialogu të mos fillojë pa u liberalizuar vizat

Ndërsa sa i përket Kuvendit të Kosovës ai tha se duhet të jetë më aktiv dhe është krejtësisht e drejtë ta udhëheq procesin dhe të kushtëzoj dialogun.

“Opinioni ka të drejtë kur thotë që Serbia po shpërblehet në rrugën e vet evropiane dhe Kosova nuk po ka ndonjë benefit. Kosova ka pas shumë lëshime në këtë dialog duke u nisur nga ajo fusnota e famshme, e cila e ka vënë në pikëpyetje pavarësinë e saj.  Ne edhe me insistimin e BE-së kemi hyrë me kushtëzimet nga të cilat po ka edhe destabilitet politik por që nuk po dimë të dalim sepse Serbia po shkon duke i rrit kushtet”, tha ndër të tjera politologu Tahiri.

Tahiri gjithashtu theksoi se pret që Kuvendi ta miratoj unanimisht këtë rezolutë të propozuar nga AAK-ja dhe të jetë obligative.

Por analisti Imer Mushkolaj iniciativën e AAK-së e ka cilësuar si hipokrite.

“Kushtëzimi i vazhdimit të dialogut me liberalizim të vizave duhet të jetë qëndrim i institucioneve të vendit. Megjithatë, kjo iniciativë e AAK-së është hipokrite. Haradinaj e ka pasur në dorë që vizat të liberalizohen qysh para tri vjetësh, kur e kundërshtoi demarkacionin, e që e pranoi kur u bë kryeministër”, u shpreh Mushkolaj.

Ai më tej shtoi se po të kishte vepruar me kohë kryeministri Haradinaj, tashmë qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm.

Në anën tjetër deputetja e VV-së, Fitore Pacolli përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar si hajgare këtë iniciativë të AAK-së.

“Sot deputetët e partisë së Kryeministrit paskan marrë vendim të sjellin në Kuvend rezolutën për të kushtëzuar dialogun me liberalizimin e vizave. Kjo është me ba hajgare me qytetarët e Kosovës.

Për humbjen e 8 mijë hektarëve tokë dhe për mos liberalizimin e vizave Kryeministri duhet të jap përgjegjësi. Qeveria e tij e pakicës duhet të bie sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Pacolli.

Përkundër kësaj AAK beson se do të ketë edhe përkrahjen e partive tjera në pozitë e opozitë për këtë nismë të saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori