Rritja e pagës minimale nga Qeveria e Kosovës, ka më shumë se shtatë muaj që po qëndron në sirtarët e Kuvendit dhe nuk po shqyrtohet nga komisionet.
Për këtë shtyrje, deputetët e pozitës thonë se po synojnë një konsensus më të gjerë dhe se brenda këtij viti do ta procedojnë në lexim të dytë. Ata thonë se arsyeja që po vonohet procedimi i ligjit është dialogu për çështjen e veteranëve. Ndërkohë, opozita vazhdon të kërkojë që veteranët të jenë pjesë e këtij ligji.
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë për KosovaPress, se çdo vonesë e Ligjit për Pagën Minimale është e paarsyeshme dhe se çdo vendim që merret pa përfshirjen e veteranëve, është i papranueshëm.
“Çdo minutë që shtyhet është e tepërt, sepse është bërë çdo gjë në këtë vend. Prej që është ardhë kjo Qeveri, çdo gjë ka dështuar dhe çdo gjë është duke shkuar mbrapshtë. Prandaj, çdo vonesë e ligjit për pagën minimale, është e pakuptimtë dhe e paarsyeshme…Po ashtu, çdo vendim që merret pa përfshirjen e kategorive të dala nga lufta, është e padrejtë dhe e papranueshme”, tha Musliu.
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria po neglizhon këtë lidh dhe se paga minimale së paku duhet të caktohet në vlerë prej 400 euro.
“Kur jemi te paga minimale, sërish këtu Qeveria është neglizhente dhe nuk ka filluar që ta procedojë në Kuvend, që është e domosdoshme paga minimale dhe kemi thënë se paga minimale së paku duhet të caktohet 400 euro”, tha Lekaj.
Mes tjerash, Lekaj tha se në pagën minimale në asnjë mënyrë nuk duhet lënë anash edhe veteranët.
“Në asnjë mënyrë kjo kategori (veteranët) që ka dhënë çdo gjë nga vetja dhe e ka ndërtuar shtetin e Kosovës, nuk duhet lënë anash”, shtoi Lekaj.
Ndërsa nga pozita kanë thënë se arsyeja që po shtyhet procedimi i këtij ligji është sepse ka pasur dakordim që të vazhdohet dialogu në mes Qeverisë dhe grupeve të interesit, në mënyrë që të pajtohen sa i përket përmbajtjes.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë për KosovaPress, se i njëjti do të procedohet në lexim të dytë brenda këtij viti.
“Kuvendi e ka kaluar në parim pagën minimale, mirëpo në të njëjtën kohë ka pas një dakordim që të vazhdohet pak dialogu ndërmjet Qeverisë dhe grupeve të interesit me qëllim që të ketë një dakord sa i përket përmbajtjes. Presim që së shpejti kjo të konkludohet, i njëjti të procedohet në lexim të dytë brenda këtij viti”, tha Muja.
I pyetur nëse do të përfshihen edhe veteranët, Muja tha se janë duke diskutuar për këtë çështje.
“Ne e kemi një rregullim në dhjetor të vitit 2016 kur veteranët e luftës ose paga minimale e tyre është heq, tash ideja e dialogut ka qenë të diskutohet dhe të sqarohet kjo, dhe potencialisht të dakordohemi për këtë çështje, dhe ne kemi prit këto rezultate, tash presim ,meqë këtë vit gjithsesi ligji për pagën minimale do të përfundojë”, tha mes tjerash Muja.
Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës më 14 qershor të vitit të kaluar ka votuar në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale.
Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.
Pas miratimit në parim të projektligjit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pati thënë se projektligji do t’u ndihmojë më shumë se 100 mijë punëtorëve, të cilët paguhen më pak se 264 euro.
Projektligji, megjithatë, nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën. Në rast se miratohet edhe në leximin e dytë ashtu siç është, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit