Ndonëse Projektligji për Pagën Minimale ka kaluar në komisionin për buxhet, ai ende nuk u është dërguar deputetëve për votim në lexim të dytë. Kjo ende nuk dihet se kur do të ndodhë derisa anëtarët e komisionit për buxhet tregojnë se kur të rritet paga minimale, do të ketë rritje edhe për kategoritë e dala nga lufta.
Edhe pak ditë bëhen një vit prej se në Kuvend u miratua në lexim të parë projektligji për pagën minimale.
Por, prej atëherë përkundër disa tentimeve që i njëjti të kaloj edhe në lexim të dytë e të bëhet i plotfuqishëm, një gjë e tillë nuk u arrit.
Megjithëse ka kaluar kohë, ende nuk dihet se kur do të sillet edhe njëherë ky projektligj që nxiti protestat e organizatave të dala nga lufta.
Zyrtarët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë kthyer përgjigje për këtë temë, por deputeti Pal Lekaj, nga AAK thotë se në komisionin për buxhet janë miratuar ndryshimet e kërkuar.
“Po ka hyrë ai ligje është miratuar në Komisionin për Buxhet. Është e ligjshme që të procedohet në kuvend edhe kuvendi do ta jep votën pro ose kundër. Prandaj që ne them se çdo shmangie nga ligjet dhe rregullorja e kuvendit është atak mbi demokracinë mbi autonomin e deputetit”, ka thënë Pal Lekaj.
Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se ky projektligj duhet të sillet sa më shpejtë në Kuvend, e të mos shmanget në këtë formë.
“Përderisa kanë proklamuar e deklaruar që do e ngrisin pagën minimale nuk e kanë bë në nivelin që kanë kërkuar vetë sektori, dhe tani më është bllokuar nga vetë deputetët e pushtetit, tani më për disa muaj”, ka sqaruar deputeti Besian Mustafa.
Nga organizatat e dala nga lufta thonë se gjatë kësaj kohe nuk kanë pasur fare komunikim me asnjë institucion për kërkesat e tyre, por nëse ndodhë e njëjta si në të kaluarën sërish do të protestojnë.
“Nuk guxon të pësojë ndryshime dhe nuk duhet të hiqen veteranët nga definicioni se si është e obliguar qeveria, ta respektojë ligjin, në të kundërtën do kemi reagimet tona do të jenë, do të protestojmë do ta kundërshtojmë, siç ju kemi bërë thirrje çdo deputeti të çdo partie që të mos bëjë një gabim të tillë”, ka shtuar Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së.
Ekzekutivi gjatë vitit të kaluar e këtë vit, disa herë ka përmendur rritjen e pagës minimale në vend, e cila nuk ka pasur ndryshime që nga viti 2011.
Ky Projektligj i cili u miratuar në lexim, të parë në qershor të vitit të kaluar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rizvanolli propozim për tarifat e rrymës: Pa rritje për ata që shpenzojnë më pak, ndarje më të drejtë për të tjerët

Tarifat e reja të rrymës pritet të hyjnë në fuqi më 1 maj, ZRrE merr vendim me 11 prill

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ciao Berto sjell stilin evropian në hotelerinë e New York-ut- Një projekt i ri ndërkombëtar

Zgjidhja e mençur për biznesin tuaj: Makineritë e kafesë nga Amochas Caffe

Qeskat e nikotinës nuk janë snus – Produkt pa duhan si një alternativë për duhanpirësit e rritur

Telegrafi Jobs - Shoku që ju shtyn përpara!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hamasi sulmon Izraelin me "një breshëri raketash"

Egli Tako bën paralajmërim: Nëse nuk shpallem finaliste, do ta lë shtëpinë

Arrestimi i 16 serbëve, reagon Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit

“Edhe kësaj radhe triumfuam”, reagon drejtori i policisë në Gjakovë pas kapjes së serbëve

Barcelona dhe Liverpooli po përgatitin shkëmbimin e madh të yjeve në verë

Vetëvritet një 42-vjeçar në Suharekë, policia jep detaje