LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për Paga, sindikalistët e shëndetësisë paralajmërojnë protesta

Projektligji për Paga, sindikalistët e shëndetësisë paralajmërojnë protesta

Punonjësit shëndetësorë pritet të protestojnë të hënën para objektit të Qeverisë së Kosovës, me qëllim të sensibilizimit të opinionit lidhur me gjendjen e tyre sociale.

Vendimi për protestë u mor në mbledhjen e sotme të kryesisë së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ku është kërkuar rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe zbatimin e tij nga janari i 2022-së.

“Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike, por kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësorë në veçanti. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kërkon që Qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/