Projektligji për Arsimin e Lartë nuk shkon në rishqyrtim – përplasen pozita e opozita

14:"Ridvan Slivova
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka arritur që ta dërgojë në rishqyrtim projektligjin për Arsimin e Lartë.
Kjo ndodhi në mungesë kuorumi pasi që opozita e lëshoi demonstrativisht mbledhjen e komisionit në fjalë.
Paraprakisht janë zhvilluar debate të ashpra mes deputeteve në pushtet dhe atyre të opozitës.
Këta të fundit kanë thënë se projektligji në fjalë u tërhoq kryekëput me kërkesë të Listës Serbe dhe kjo sipas tyre po e bën Kosovën peng të tyre.
Ndërkohë, ka pasur edhe shumë diskutime se nëse serbët do të kërkojnë që ky projektligj të shkojë në bisedimet e Brukselit.
Ndërkohë, kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani e ka pranuar që ky projektligj është puro politik, njofton Klan Kosova.
Nga
Telegrafi
24/04/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































