LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 5° clearsky_day

Projekti për rinovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan, Hyseni: Sportistëve i krijohen kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur

Projekti për rinovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan, Hyseni: Sportistëve i krijohen kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur

Komuna e Gjilanit njofton se kanë nisur investimet për rinovimin e tërësishëm të Palestrës së Sporteve në Gjilan.

Këto investime për renovimin e tërësishëm të sallës kapin vlerën prej 2.7 milionë euro, derisa kryetari i komunës, Alban Hyseni, tha se ky është një projekt që shpejt bëhet realitet për qytetin dhe për sportistët që na frymëzojnë çdo ditë.

“Me një investim prej 2.7 milionë eurosh, palestra do të marrë një pamje krejt të re, moderne e dinjitoze, siç i ka hije. Për kampionët tanë, për krenarinë tonë të përbashkët, për Lojërat Mesdhetare 2030, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Hyseni.


I pari i Gjilanit, theksoi se kjo palestër mbi një dekadë ka qenë në gjendje të mjerueshme, pa ngrohje, pa klimatizim dhe pa kushte të mira për përgatitjen e sportistëve. Po ashtu, sipas tij edhe kulmi ka pikur vazhdimisht.

“Me renovimin e tërësishëm të palestrës, duke përfshirë edhe pjesën e jashtme, sportistëve tanë i krijohen kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha kryetari Hyseni. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Kalo në kategori