Nga data 16 e deri më 22 maj është mbajtur vizita e dytë studimore në Slloveni në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës” që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Anibar, 7Arte, Lumbardhi dhe Pogon.
Në këtë vizitë nga Kosova kanë marrë pjesë menaxherë kulturor, përfaqësues të rrjeteve lokale dhe nacionale të kulturës, zyrtarë institucional që mbulojnë dikastere të kulturës, punëtor të ndryshëm kulturor, përfaqësues të mediumeve kulturore dhe të organizatave të shoqërisë civile.
Nën emrin “Rrjetet e Qëndrueshme të Kulturës në Kosovë”, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që në Lubjanë, Koper dhe Maribor të vrojtojnë për së afërmi praktika të partneriteteve publiko-civile dhe të kuptojnë rolin e rrjeteve të kulturës në këto partneritete.
Ndër të tjera, ata kanë kuptuar detajisht mënyrat alternative të menaxhimit të infrastrukturës dhe hapësirave publike, sikundër që janë informuar hollësisht me programet këtyre hapësirave dhe rrjeteve të kulturës. Përgjatë vizitës pjesëmarrësit kanë mësuar më shumë rreth punës së punëtorëve kulturor, organizatave dhe kolektiveve të kulturës përgjatë viteve.
Theks i veçantë është vendosur edhe mbi ndikimet e efektshme të rrjeteve të kulturës në avokimin e të rinjve për përfshirje dhe për politika më të favorshme kulturore. Në fund, pjesëmarrësit kanë parë perspektiva të ndryshme të zhvillimit të qëndrueshëm të rrjeteve të kulturës, por edhe forma të ndryshme të përdorimit të rrjeteve sociale në informimin, zhvillimin dhe krijimin e audiencave.
Në Lubjanë, Maribor dhe Koper janë vizituar hapësirat, institucionet, organizatat dhe festivalet: Asociacija, Metelkova, Glej Theater, City of Women, GT22, Pekarna Magdalenske Mreže, StopTrik, Vetrinjski Dvor, Elektrarna, Zavod Bunker, Kino Šiška, PiNA, Španski Borci, Kibla, Zavod Mars dhe Dance Theater Lubjana. Prezentimet janë realizuar nga: Inga Remeta, Miha Satler, Tjaša Puereber, Poček Barbara, Urška Jež, Zoran Petrovič, Miha Sonda, Mojca Jug, Simon Kardum, Borut Jerman, Iztok Kovač, Hana Repše, Miha Horvat, Urška Breznik, Marko Brumen, Živa Kleindienst, Peter Tomaž Dobrila dhe Katja Somrak, ndërsa janë zhvilluar dhjetëra vizita të ndara në hapësira e institucione tjera kulturore.
Ekipi i CSoK është jashtëzakonisht falënderues ndaj Presidentës së Asociacija, Inga Remeta, për koordinimin, krijimin e programve dhe ndihmën e madhe në realizimin e kësaj vizite studimore. Po ashtu, falënderojmë edhe Komunën e Pejës që ka bashkë-financuar këtë ngjarje. Kjo është vizita e fundit studimore (pas asaj në Kroaci) në kuadër të projektit të sipërpërmendur.
Si përfundim, falënderojmë edhe Ambasadorin e Kosovës në Slloveni, z. Valdet Sadiku, për ftesën dhe pritjen që e ka bërë, por edhe për artistët, shoqatat e organizatat e ndryshme që kanë shprehur dëshirë për të na takuar. Kjo vizitë studimore u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Komunës së Pejës, në kuadër të projektit “Partneriteti publiko-civil për qeverisje inovative të infrastrukturës publike” i zbatuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj vizite është përgjegjësi e organizatorëve dhe nuk i paraqet domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anisa Veseli në uniformë të UÇK-së: Pas 26 viteve arrita të kem veshjen që babai im përfaqësoi atdheun
“Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” – Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin
Festoi me flamurin e UÇK-së, Driloni: E dua shumë, jam i gatshëm për të luftuar për Kosovën
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi
“Të kam thënë para se të vijë babai”, Gjesti i kujton Loredanës paralajmërimin që i kishte bërë
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët
Neda e drejtpërdrejtë me Eglin për fjalët e Gjestit: Kur të thonë ‘zhduku’ ti duhet të largohesh me kilometra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite