Qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, nën masat anit-Covid, sot kanë votuar për kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.
Vendvotimet në dy këto dy komuna janë mbyllur në ora 19:00.
Ndërkaq, RTV Dukagjini ka publikuar projeksionin e Armend Mujes dhe Riinvest Institute për zgjedhjet në Podujevë.
Sipas tij, fitues në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë pa balotazh është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Përqindja sipas projeksionit:
Vetëvendosje ka marrë 50.02 % të votave, LDK 40.11%, dhe PDK 9.87 %.
Muja ka treguar për mënyrën e funksionimit të këtij projeksioni, i cili ka nxjerr fitues LVV-në.
“Është studim që mbështetet në katër analiza. E para ka të bëj me të dhënat e opinionit publik, se si opinioni publik e ka pa Podujevën në gjashtë muajt e fundit. E dyta lidhet me te dhënat, të gjitha ato që i ka Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ato janë faktorizu mandej. Pastaj, projeksioni i bazuar në Beizian, ne i themi Bizian, edhe nga të gjitha këto katër shtylla, secila analizë e nxjerr një rezultat i cili është i përafërt”, tha Muja.
Muja theksoi se mundësia e gabimit në zgjedhje lokale është 5 për qind, ndërsa theksoi se gjithçka lidhet edhe me numrin e votuesve të cilët dalin në zgjedhje.
“E ka një marzh të madhe të gabimit, në zgjedhje lokale është shumë më e vështirë. Në njëfarë mënyrë dje sipas të dhënave nuk do të ketë balotazh. Me këtë model, duhet të jetë 33 mijë persona, pra mbi 33 mijë votues. Këto zgjedhje në raundin e parë i fiton Bulliqi. Tek balotazhi jemi shumë ta varur nga dalja në votime. Nëse dalja është më e vogël, modeli fillon me u luhatë. Ato sondazhe komunale janë plus, minus 5 për qind. Agregohen të gjitha analizat për me ofru një rezultat pak më të përafërt. Ky është një studim, nuk është sondazh. I përfshinë edhe studentët të Kolegjit Riinvest. Për të qëndruar ky studim duhet të ketë së paku 33 mijë e 413 votues në komunë”, tha gjatë paraqitjes së projeksionit, Muja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës