Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), si anëtare e Grupit të Bankës Botërore, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për projektin “Programin për zgjidhjen e borxheve”.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ushtruesja e detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëresha Krasniqi, tha se ministria do të punoj me IFC-në për të mundësuar likuidimin e kompanive joefikase në mënyrë sa më të lehtë dhe për të mundësuar kthimin e aseteve të tyre në përdorim produktiv.
Ajo tha se përmes këtij memorandumi synojnë të ndihmojnë në krijimin e një klime të sigurt të biznesit në Kosovë, gjë e cila sipas saj do të ndikojë edhe në ardhjen e investitorëve të huaj.
“Një projekt i tillë është i mirëseardhur për Kosovën. Një projekt i tillë lehtëson bizneset e Kosovës, është një nga lajmet më të gëzueshme që tani e tutje do të kenë mundësi që në raste të rrezikshme të tyre të kenë një zgjidhje më të mirë të mundshme”, u shpreh ajo.
Ndërsa, Damien Shiels, menaxher i Praktikës së Financave, Konkurrueshmërisë dhe Inovacionit në Bankën Botërore, tha se për synim kanë bërjen e një ambienti të shëndoshë biznesor. Ai tha se qëllim i tyre është që të shtyjnë mekanizmat e falimentimit të funksionojnë në praktikë në Kosovë, por gjithashtu sipas tij edhe të promovojnë procedura jashtë gjykatave dhe të përshpejtuara të ristrukturimit.
“Më e rëndësishmja është që të kemi mundësinë që të shohim një zgjidhje pozitive për pjesën dërrmuese të këtyre problemeve. Jo të gjitha kompanitë duhet të dështojnë, jo të gjitha kompanitë duhet të kenë vështirësi sa i përket financave. Unë mendoj që kjo mënyrë e veçantë do t’i ndihmojë shumë kompani siç kemi parë edhe në vendet e tjera që kanë qenë të suksesshme”, tha ai.
Sipas tij, kjo do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë, i cili është burim i rëndësishëm i vendeve të punës dhe inovacionit.
Kurse, Patric Etienne drejtor i Zyrës zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, tha se duhet të krijohet ambient më i sigurt për biznes në Kosovë.
“Jemi të lumtur që ky projekt tash mund të filloj duke përmirësuar kornizën e kushteve që është prioritet. Dua të theksoj një çështje që kemi mbështetur shumë nga ato përpjekje për të përmirësuar ambientin biznesor për sektorin privat. Gjithashtu përmes projektit që kemi pasur kundër korrupsionit i cili është financuar dhe mbështetur 6 vite me radhë, ka hapësirë për përmirësim ende. Unë mendoj që përderisa nuk nivelet e korrupsionit janë të larta është mjaft vështirë që të përmirësohet ambienti biznesor. Luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit në baza meritore që është shumë ndikues këtu, sepse kjo gjithashtu ndikon për një imazh negativ jashtë siç janë investitorët nga Zvicra”, tha ai.
Ai u shpreh se sheh shumë njerëz nga diaspora kosovare në Zvicër që punojnë mjaft, mirëpo ndjehen të rrezikuar që të investojnë në Kosovë. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vetura juaj e re – Një premtim i mbajtur nga ne!
Dashuria fillon në Central Park!
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
BQK shton dy shërbime financiare në platformën shtetërore eKosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin