Shteti i Kosovës duhet të bashkëpunoj më shumë me Britaninë e Madhe sepse janë promovuesit më të mëdhenj të Kosovës dhe shqiptarëve.
Kështu ka deklaruar profesori shqiptar nga Londra, Andi Hoxhaj, cili ka thënë se në Britani të Madhe të gjitha palët politike janë pro Kosovës, ndryshe nga disa vende të tjera të Bashkimit Evropian.
“Fokus i Britanisë së Madhe është se influenca ruse është shumë madhe në Ballkanin Perëndimor. Dhe ka një shqetësim të jashtëzakonshme në Britani në rastin si të Kosovës dhe të Bosnjës mos të ketë përplasje të tjera. Kryesisht kjo është në kontekstin e luftës së Ukrainës. Ana tjetër është ne kemi parë këtë vit shumë shumë vende perëndimore që do të kenë zgjedhje dhe natyrisht kur është një vit si i këtij ka shumë problematika të brendshme që duhet trajtuar dhe në këtë kontekst Kosova dhe Bosnja mund të mos shikohen nga palët siç janë shumë faktorë të ndryshëm që janë të interesuar për Ballkanin Perëndimor”.
“Në këtë rast çfarë ka ndryshe me Britaninë e Madhe, sa i përket Kosovës në Britaninë e Madhe ka një qasje pro Kosovës nga të gjitha palët. Sepse nëse marrim nëse diçka nga vendet e ndryshme të BE-së, mund të kemi raste që Qeveria është pro ose opozita kundër. Por në Birmaninë e Madhe të gjitha palët politike janë pro Kosovës dhe për atë është ky angazhim i tillë për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj në RTV Dukagjinit.
Kështu deklaroi profesori Hoxhaj teka komentonte miratimin nga Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik të mocionit për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns.
“Ana tjetër është se Vuçiq është bërë shumë herë më radikal, sidomos çfarë ndodhi pas zgjedhjeve në nëntor, ku ne pamë që ishin tepër problematike. Dhe Britania është e shqetësuar edhe për këtë pjesë dhe do t shikoj si do të mund të balancojë të dyja fuqitë. Kosova të bashkojë më shumë më Britaninë pasi janë promovues shumë të mëdhenj të Kosovës dh shqiptarëve”, ka thënë Hoxhaj ndër të tjera.
Në mocion kërkohet që Britania e Madhe të mbështesë integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin terrorist të 24 shatorit ndaj Policisë së Kosovës.
“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në këtë mocion.
Gjithashtu, kërkohet që të dënohet ndërhyrja ruse në Ballkan dhe të mbështet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Parlamenti vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste proruse dhe proserbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet më tej në mocion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës