A është e mundur që të kombinojmë familjen dhe realizimin profesional pa strese, ndjesi faji dhe heqje dorë nga prioritetet? Po si është e mundur kjo!
Mëmësia dhe profesioni: ekuilibër i roleve
Shpeshherë i kemi drejtuar pyetjen vetes nëse pas një mbledhje të rëndësishme pune deri natën vonë, a është e drejtë që fëmija ynë të jetë vetëm në shtëpi me dadon? Shumë herë kemi pyetur veten me dhimbje kur dikush na ka drejtuar pyetjen "A nuk ndihesh në faj?". Ajo që dhemb më tepër, është vështirësia për të gjetur një përgjigje. Sepse, secila nga ne e di që ekuilibri i roleve është një nga detyrat më të vështira. Është e kuptueshme që të gjesh një zgjidhje, është thelbësore për formimin tonë vetjak.
Një sondazh i kryer nga stafi i revistës "Psikologjia" italiane tregon zgjedhjet, aspiratat, vështirësitë dhe strategjitë femërore për të shkrirë së bashku sferën e jetës profesionale dhe atë emocionale. Rezultati i sondazhit u pasqyrua me një intervistë drejtuar profesorit italian të psikologjisë sociale, Stefano Gheno.
Cila është e dhëna e parë e rëndësishme, së cilës i duhet kushtuar vëmendje?
Ajo që duhet të kuptojmë është se gratë sot punojnë me zgjedhje dhe jo nga nevoja. Puna është një kënaqësi, e cila përfaqëson për gruan një mundësi për kënaqësi personale dhe si një komponent shumë i rëndësishëm i identitetit tonë. Njëzet vite më parë, këto koncepte nuk kishin mundësi as të përmendeshin. Në ditët e sotme kemi një tablo të figurës femërore me shumë dëshirë për të qenë e pavarur, më e vetëdijshme për veten e për dëshirat personale. E vendosura për t’u vetërealizuar jo vetëm në sferën familjare, por edhe në profesion.Doni të thoni se femrat janë në kërkim të stabilitetit, të shkrirjes së dy botëve të ndryshme…?
Tashmë, femrat janë çliruar nga alternativat radikale që u impononin atyre zgjedhje drastike: O karrierën, o familjen. Sot ndihet fort nevoja për të harmonizuar këto dy dimensione që i përgjigjen dëshirës për "harmoni" në të gjitha aspektet e jetës. Duhet të kuptojmë se është një tranzicion i vështirë kur jemi përpara dy zgjedhjeve të rëndësishme. Është si të pranosh një gjë të pamundur e të qenit "nga një anë vetëm" në emër të realizimit personal dhe të heqësh dorë nga ana tjetër nga fakti i të qenit nënë e grua. Është një ndryshim shumë i thellë. Por janë pikërisht femrat ato që duhet të gjejnë një mënyrë për ë shkrirë këto dy botë.
Si mund të realizohet kjo "shkrirje e dy botëve"?
Duke filluar nga përkushtimi. ri kushtojnë më shumë kohë dhe vëmendje familjes kur janë me të. Duke ditur që ajo që ka vlerë është cilësia e kohës dhe cilësia e marrëdhënies që i kushtohet njerëzve që i duam. Sigurisht, në ndihmë vjen edhe edukimi që na është dhënë dhe na inkurajon realizimin personal. Të jesh rritur në një familje ku janë parë të gjitha femrat (si gjyshja, tezja, halla, kushërirat, mamaja) duke punuar.
A kanë këto femra mbështetjen e partnerit?
Ky është vërtet një lajm i madh. Femrat ndihen thellësisht të mbështetura nga partneri i tyre. Në sondazhin e kryer, 75% e përgjigjeve ishin se për zgjedhjet profesionale, partnerët kanë qenë mbështetës. Në këtë kontekst, mund të flasim për një shkrirje të përbashkët. Mbështetja e partnerit është sigurisht një ndihmë e madhe. Një partner që pranon, mbështet zgjedhjet e gruas pa u ankuar apo pa u vënë në konkurrencë me të, është një arritje e shekullit që po jetojmë. Sigurisht, pesha e stereotipave të lidhur me ndarjen tradicionale të roleve është gjithmonë e pranishme, pavarësisht emancipimin mendor të disa meshkujve. Në ato vende ku akoma ekziston kjo kulturë, femrat gjenden përpara shumë vështirësive për të shkrirë punën me afeksionin ndaj familjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës