Produkti i ri i Kim Kardashian shkakton bujë: Nuk ka të bëjë me të pasmet - a do ta vishnit ndonjëherë këtë?

Kim Kardashian sërish ka arritur të bëjë bujë në rrjetet sociale, kësaj here me një hit të ri në fushën e bukurisë - një mbështjellës për fytyrën
Ylli i reality-show-it, ka edhe markën e saj SKIMS, e cila prej kohësh ka fituar zemrat e shumë femrave të njohura. Përmes saj, Kim vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pikërisht aty ku asaj i pëlqen më së shumti.
Pasi ringjalli thashethemet për ndërhyrje të reja plastike dhe tronditi opinionin me belin e saj tepër të hollë, Kim vendosi që sërish në plan të parë të vendosë brendin e saj. Maska e re për fytyrë kushton vetëm 62 euro dhe është bërë virale në rrjetet sociale.
Ky aksesor ka për qëllim të theksojë nofullën dhe të tendosë faqet dhe rekomandohet të mbahet gjatë natës, teksa flini, transmeton Telegrafi.
Shumëkujt ky mbështjellës i ka kujtuar maskën e Hannibal Lecter-it, personazhit të famshëm të interpretuar nga Anthony Hopkins në filmin "Kur qengjat heshtin". Në kulmin e komenteve për këtë produkt, edhe vetë aktori është deklaruar.
Anthony e ka përkrahur produktin, madje ka thënë se ndihet dhjetë vjet më i ri. Është e qartë se Kim Kardashian nuk kishte nevojë për reklamë më të mirë se kjo.
Çfarë është mbështjellësi SKIMS?
Sipas faqes zyrtare, ky produktështë prodhuar nga një material i veçantë dhe është pasuruar me fije kolagjeni. Është e lehtë për t’u përdorur gjatë natës falë rripave ngjitës.
Që në lansimin e produktit, Kim ka zbuluar se ka punuar gjatë për ta zhvilluar këtë ide.
Shumë influencuese e kanë provuar këtë produkt dhe, ndonëse fillimisht ishin skeptike, tashmë thonë se u ka ndihmuar. Disa e përshkruajnë si një mënyrë për të konturuar fytyrën pa grim. Por mbetet ende e paqartë për kë është në të vërtetë i destinuar ky produkt.
Nuk ekziston ndonjë provë shkencore që dëshmon se këto rripa japin ndonjë efekt të vërtetë, por as nuk dëmtojnë. Ekspertët nuk janë deklaruar në lidhje me efikasitetin dhe gjasat janë që as nuk do ta bëjnë.
Gjykimin përfundimtar për maskën SKIMS do ta japin vetë blerësit, të cilët tashmë janë të etur për ta provuar. Duhet theksuar se ky produkt nuk është as afatgjatë, as universal, por është diçka e re në tregun tashmë të tejmbushur të kozmetikës. /Telegrafi/

















































