Zbatimi i taksës 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka sjell si efekt rritje në industrinë e prodhimit vendor, thonë përfaqësues të kompanive prodhuese në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, tha për Radion Evropa e Lirë se shumë prodhues vendorë kanë arritur të zgjerojnë tregun, duke arritur të rrisin sasinë e prodhimit dhe numrin e të punësuarve.
“Informatat që kemi nga sektori i prodhimit tregojnë se ka rritje në sektorin e ndërtimit, ushqimit dhe sektorë të tjerë. Ka shumë kompani që kanë filluar të punojnë me tri ndërrime. Shumë kompani kanë raportuar në Klubin e Prodhueseve të Kosovës se kanë rritur numrin e të punësuarve”.
“Edhe importet e investimeve kapitale, makineri dhe pajisje tjera për prodhim janë rritur për 17 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Që nënkupton se përveç rritjes së prodhimit shumë prodhues kanë porositur kapacitete shtesë për të përballur rritjen e kërkesës që është duke ndodhur në treg”, tha Panxha.
Edhe të dhënat preliminare të një studimi që do të publikohet së shpejti nga Aleanca Kosovare e Biznesit, për efektet e taksës në industrinë e prodhimit në Kosovë, tregojnë se taksa ka ndikuar në rritjen e prodhimit vendor.
Kryetari i këtij subjekti ekonomik, Agim Shahini tregon për Radion Evropa e Lirë se që nga zbatimi i taksës, kompanitë prodhuese kanë rritur kapacitet për 30 për qind, kurse numrin e punëtorëve deri në 20 për qind.
“Prodhimi vendor është rritur mbi 30 për qind, punësimi në këtë kohë është rritur prej 15-20 për qind në sektorin prodhues. Në këtë fushë, bizneset prodhuese vendore kanë deklaruar se kanë pasur rritje deri në 50 për qind, kurse një pjesë tjetër deri në 30 për qind. Kjo taksë ka arritur që të krijojë brendin e Republikës se Kosovës karshi faktorit rajonal, ballkanik dhe ndërkombëtar si të fuqishëm”, tha Shahini.
Edhe pronarë të kompanive prodhuese pranojnë se që nga vendosja e taksës ka pasur rritje të prodhimit. Arben Tershnjaku, menaxher i kompanisë “Liri” në Prizren e cila merret me prodhimin e produkteve ushqimore, thotë se që nga zbatimi taksës, rritje të prodhimit ka pasur mbi 100 për qind.
“Në muajit e parë pas vendosjes se taksës ka pasur një rritje të prodhimit më të lehtë, kurse aktualisht rritja e prodhimit ka kaluar në mbi 100 për qind. Kurse pas vendosjes se taksës janë punësuar 50 punëtorë të rinj”, tha Tershnjaku.
Por, për efektet e taksës në prodhimin vendor, flet ndryshe një raport i publikuar ditë më parë nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, ku thuhet se prodhuesit vendorë nuk kanë arritur t’i shfrytëzojnë mundësitë e taksës siç është menduar.
“Të dhënat, sipas raportit, nuk tregojnë për ndonjë rritje të përshpejtuar të industrisë përpunuese në Kosovë, qoftë sa i përket vëllimit të prodhimit apo gjenerimit të vendeve të reja të punës”, theksohet në raportin e GAP-it.
Të gjeturat e raportit të GAP-it tregojnë se brenda pesë muajve që nga vendosja e taksës 100 për qind, importet nga Serbia shënuan një rënie prej 88 për qind (160 milionë euro), kurse importet nga Bosnja dhe Hercegovina u zvogëluan për 83 për qind (24 milionë).
Përfituesit më të mëdhenj gjatë kësaj periudhe ishin Sllovenia, Izraeli dhe Turqia, të cilat patën ngritje të madhe të eksportit në Kosovë.
Edhe të dhënat e fundit të Agjencisë se Statistikave të Kosovës tregojnë se në muajin mars të këtij viti, eksporti i produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës ka qenë rreth 535 mijë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlera e mallrave të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë ishte mbi 36 milionë euro.
Ky shtet, brenda një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro.
Edhe Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë se për veç rritjes së produkteve “Made in Kosova”, në tregun e Kosovës artikujt nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë zëvendësuar me produktet e importuara nga shteteve tjera të rajonit dhe të Evropës.
“Produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovine janë zëvendësuar nga tregjet e ndryshme, kryesisht 30 për qind nga prodhimi vendor, nga vendet e rajonit nga taksa ka përfituar Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kurse nga vendet e Bashkimit Evropian më se shumti ka përfituar Sllovenia dhe Bullgaria, ndërkaq nga shtete aziatike importi më i madh ka ardhur nga Turqia dhe Kina”, tha Shahini.
Qeveria e Kosovës në muajin nëntor të vitit të kaluar ka vendosur taksë doganore 100 për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Vendosja e kësaj takse, sipas Qeverisë së Kosovës ishte si kundërpërgjigje ndaj politikave të Beogradit dhe Sarajevës në raport me shtetin e Kosovës.
Në anën tjetër, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë tarifën doganore, pasi që ajo po shihet edhe si pengesë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Unisolar realizon projektin gjigant me kapacitet prej 7.4MW

Bëhuni me Kia XCeed -Oferta ekskluzive me 0% interes, 3000€ zbritje dhe 7 vjet garancion

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler