Përfaqësuesit e ndërmarrjeve prodhuese në Kosovë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që përveç pakos fiskale të ndërmerr edhe hapa të tjerë për krijimin e lehtësirave të tjera për prodhuesit.
Përfaqësuesit e kompanisë German Plast, një kompani që prodhon gypa të ujit, deklaruan se prodhuesit vendor kanë ende nevojë për reforma të reja fiskale.
Sipas tyre zgjerimi i listës për produktet esenciale që tatimohen me 8 për qind, do të ishte një shtysë zhvillimi për prodhuesit vendor.
Megjithatë në këtë kompani me seli në Junik thonë se pakoja fiskale pas një viti të hyrjes në fuqi ka pasur efekte pozitive për ta.
“Hyrja në fuqi e pakos fiskale të re ka ndikime pozitive për zhvillimin ekonomik në kompaninë tonë. Përfitimet kanë qenë përmes lirimit të lëndës së parë nga TVSH-ja”, deklaruan përfaqësues të kompanisë.
German Plast pret që të arrihet edhe lirimi nga pagesa e TVSH-së për makineritë prodhuese. Sipas tyre kjo do të lehtësonte qasjen e prodhuesve vendor në teknologji moderne prodhuese.
Në anën tjetër Ernest Jusufi, drejtor menaxhues i Birrës Peja, tha se pakoja e re fiskale ka sjellur impakt tjetër tek bujqësia. , e sidomos prodhuesit e vegjël.
Ai tha se probleme tek prodhuesit e vegjël ka sjellë ulja e pragut të TVSH-së.
“Ulja e pragut të TVSH-së në 30.000 ka sjellë probleme te prodhuesit e vegjël të qumështit, të cilët është dashur të angazhojnë kontabilist profesional, e që në fund ka rezultuar me ngritje të kostos së qumështit të freskët. Ne anën e kundërt, prodhimet e qumështit që importohen, tani paraqiten me çmime më të ulëta për shkak të uljes së TVSH-së për qumështin nga 16 në 8 për qind”, tha ai.
Kujtim Gjevori, përfaqësues i ndërmarrjes “Scampa” , që merret me prodhimin e qeseve të plastikës tha se duhet të ndërrohet mënyra e pagesës së TVSH-së. Sipas tij shteti duhet ta obligojë që ta paguaj TVSH-në vetëm kompaninë e fundit që e shet një mall.
“Propozimi im për reforma të reja fiskale është që TVSH-ja brenda shitjeve kompani-kompani të mos parapaguhet respektivisht TVSH-në ta paguaj vetëm klienti i fundit, për çka edhe është i specifikuar ky detyrim”, tha Gjevori.
Ai tha se kjo do të sjellë efekte pozitive pasi që kompanitë do ta kenë më të lehtë menaxhimin e rrjedhjes së parave në biznese, si dhe do të ndihmojë në zhdukjen e informalitetit si dhe në rritjen e tatimit.
Gjovori tha se hyrja në fuqi e pakos fiskale ka ndikuar pozitivisht në biznesin e tij duke mundësuar kësisoj furnizim më të lehtë , si dhe rritje të eksportit .
Edhe Gjevori tha se do të ishte i mirëseardhur edhe lirimi i TVSH-së për makinat prodhuese.
Sipas tij edhe pakoja e lirimit të lëndës së parë nuk po implementohet në tersi dhe se ka mangësi në këtë proces.
“Ende kemi lëndë të parë të cilat jemi të detyruar të paguajmë 10 për qind doganë dhe kësisoj kjo taksë na bën padrejtësisht jo-konkurrent me vendet e CEFTA-së, pasi që prodhimet tyre me të njëjtën përbërje importohen në Kosove pa këtë detyrim”, tha ai.
Zbatimi i pakos së re fiskale ka filluar me 1 shtator të vitit 2015 . Sipas Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, janë përcaktuar dy norma të TVSH-së; normën standarde të TVSH-së, 18 për qind, si dhe normën e reduktuar të TVSH-së, 8 për qind. Norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar para këtyre ndryshimeve ka qenë 16 për qind për të gjitha produktet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës