Ndonëse për buxhetin e shtetit tejkalimi i projeksioneve buxhetore sa iu përket të hyrave nga ana e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës për tre muajt e parë të këtij viti në shikim të parë duket lajm pozitiv për komunitetin e biznesit në Kosovë, ky lajm nuk është mirëpritur, për faktin se tregon rritje të importeve dhe pamundësisë së prodhimtarisë vendore.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se është shqetësues rritja e të hyrave në Doganën e Kosovës për arsye se kemi të bëjmë me eksportim të parasë së gatshme. Ai ka apeluar që Kosova ta ketë një qeverisje pro ekonomike në mënyrë që të gjejë alternativa për balancim të importit dhe eksportit.
“Është shqetësuese që edhe më tutje indikatorë të grumbullimit të të hyrave për Qeverinë e Kosovës janë Dogana dhe ATK-ja. Pra, është shqetësues fakti se kemi rritje të të hyrave në Doganë që nënkupton orientimet bazike në tregti. Kështu që, Kosova edhe më tutje është duke vazhduar avazin e eksportit të parasë së gatshme. Tani është koha kur duhet të gjenden format alternative që ky bilanc të jetë në favor të zhvillimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe në favor të përmirësimit të imazhit”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai tha se nëse vazhdohet kështu, shoqëria e Kosovës edhe më tutje do të jetë e varur nga importi.
“Një shoqëri që është e varur nga tregtia dhe importi, ardhmërinë e vet e ka të dobët”, ka thënë ai. Gërxhaliu ka theksuar se tani është koha për një orientim pro zhvillimit ekonomik. “Duhet të jemi të orientuar kah sektori privat dhe ai prodhues. Këta sektorë duhet ta kenë vëmendjen e merituar”, ka deklaruar Gërxhaliu.
Gërxhaliu ka pohuar se nuk mjafton në këtë drejtim vetëm mbështetja nga Ministria e Financave. Sipas tij, sot për çështje ekonomike kemi gjashtë dikastere në kuadër të institucioneve të vendit. “Duhet të ndodhë një koordinim më i mirë i aktiviteteve, qoftë promovuese apo mbështetëse. Mbi të gjitha, duhet një diplomaci ekonomike aktive e cila do të krijojë mundësi të hapjes së produkteve ‘Made in Kosova’. Nga këndvështrimi ynë si Odë Ekonomike është shqetësuese jo vetëm situata aktuale në Kosovë, por edhe avancimi dhe rritja e eksporteve në vendet e rajonit”, ka thënë kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu.
Edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se tejkalimi i të hyrave sa i përket Doganës së Kosovës nënkupton import më të lartë. “Tejkalimi i planit nga ana e Doganës nënkupton që Kosova në tre muajt e shkuar ka pasur shumë më shumë import sesa eksport. Kjo do të thotë se janë nxjerrë shumë më shumë para jashtë Kosovës sesa vitin e kaluar”, është shprehur Mulaj.
Ndërsa sa i përket ATK-së, ai ka theksuar se ka pasur një iniciativë të zvogëlimit të informalitetit. “Ka pasur mundësi për të pasur të ardhura më shumë. Edhe sipas ASK-së, eksportet kanë rënë dhe prodhimi është më i vogël. Gjithashtu, kemi edhe çmim të energjisë më të lartë”, ka thënë Mulaj.
Ai ka shtuar se efektet e pakos fiskale nuk mund të vërehen menjëherë.
“Duhet kohë për t’u vërejtur efektet e pakos fiskale. Aftësia prodhuese në Kosovë është e vogël dhe nuk mund të kemi efekte të menjëhershme të pakos fiskale”, është shprehur Mulaj, duke shtuar se reformat fiskale nuk janë të vetmet që krijojnë ambient prodhues në Kosovë. “Janë dhe një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë në ambientin prodhues, si: energjia, sundimi i rendit dhe ligjit si dhe mundësitë për aftësi konkurruese”, ka thënë Mulaj.
Pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”, Burim Piraj, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se rritja e importit nuk do të thotë se ka rënie të prodhimit të brendshëm.
“Prodhimi primar në Kosovë ka pësuar më së shumti dhe është një nga degët industriale me të cilën duhet të merren më së shumti institucionet vendore”, është shprehur Piraj.
Sipas tij, nëse të dhënat nga Dogana dhe ATK-ja tregojnë se e kanë tejkaluar projeksionin e të hyrave, është një tregues shumë i mirë makroekonomik i cili na jep shpresë për ditë më të mira. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës