ProCredit sjell kartelën e re të kreditit me këste - Kartela TOP

Në çdo hap të jetës fleksibiliteti në menaxhimin e financave është kyç. Kredit kartela TOP nga ProCredit Bank është krijuar për t’ju dhënë këtë liri.
Me një limit të miratuar nga banka ProCredit, ju mund të bëni blerje të menjëhershme ose t’i ndani ato në këste, duke përfituar nga pagesa me 0% interes për periudha të caktuara.
Brenda rrjetit të ProCredit Bank, pagesat mund të ndahen deri në 36 këste, ndërsa për blerjet e kryera jashtë vendit tek tregtarët që pranojnë kartela Mastercard, ju mund t’i ndani pagesatderi në 12 këste, përmes Mobile App ose duke vizituar një nga degët e ProCredit.
Pagesat janë shumë fleksibile! Pse?
Sepse çdo muaj, ju mund të paguani shumën minimale (15%) ose të shlyeni shumën e plotë të borxhit (100%). Cikli i faturimit është nga data 1 deri më datë 15 të muajit, nëse pagesa ose borxhi nuk shlyhet brenda kësaj periudhe, me datë 16 të muajit fillon të aplikohet interes ose penalti për shumën e pa paguar.
Qysh me tërheq cash me TOP kartelë?
Mundesh me tërheq para të gatshme deri ne 50% të limitit të kartelës në ATM të ProCredit Bank dhe ATM të bankave të tjera, brenda ose jashtë vendit.Menaxhimi i kartelës është i thjeshtë dhe i përshtatshëm. Përmes Mobile App, mund të kontrolloni limitin, këstet dhe bonuset, të shikoni historikun e transaksioneve, të ndani pagesat në këste, të ndryshoni PIN-in ose të bllokoni kartelën në rast humbjeje. Kartelën mund ta përdorni gjithashtu në kuletën dixhitale për pagesa direkte.
Ju mund të kërkoni rritjen e limitit të kartelës direkt përmes Mobile App, brenda kufijve të përcaktuar nga banka. Gjithashtu, mund të kërkoni ndryshimin e limitit të kartelës tuaj në çdo degë të ProCredit Bank.
A mund të aplikojë për TOP?
Po, nëse je mbi 18 vjeç, ke të hyra të rregullta, je klient i ProCredit Bank i cili ka llogari rrjedhëse aktive, ose klient i një banke tjetër. Po ashtu, mundesh edhe me zgjedh opsionin cash cover për limit të siguruar me depozitë.
Merre kredit kartelën TOP. APLIKO KËTU
Aplikimi është i shpejtë dhe mund të bëhet përmes Mobile App, ueb-faqes, ose në degën më tëafërt të ProCredit.
Për çdo pyetje ose asistencë, ekipi i kujdesit për klientët është gjithmonë në dispozicion në +383 49 555 555 / 049 555 555 ose në email kos.kujdesiperkliente@procreditbank-group.com.


















































