LAJMI I FUNDIT:

Process Explorer 14.10

Process Explorer 14.10

Process Explorer shfaq informacione për atë se cilat procese dhe dosje DLL janë në përdorim në kuadër të kompjuterit tuaj.

Karakterizohet me një paraqitje që përbëhet nga dy nëndritare, ndërsa dritarja e sipërme gjithmonë tregon listën e proceseve aktualisht aktive duke përfshirë edhe emrat e urdhrave me të cilat janë hapur.

Mundësitë e vetme që i ofron Process Explorer e bëjnë atë të përdorshëm për përcjelljen e problemeve të lidhura me dosjet DLL, krahas të cilave njëkohësisht siguron edhe mënyra përmes të cilave funksionojnë Windows dhe aplikacionet tjera.

Versioni i ri përfshihet në ciklin e bazuar në shfrytëzimin e proceseve në kuadër të Windows 7, ai tregon edhe proceset që shfrytëzojnë më pak se 0.01% të fuqisë së procesorit, ndërsa aty është edhe mundësia për kontrollim nga distanca. /Telegrafi/