Gjatë muajit maj, një delegacion i Komisionit të Venecias do të qëndrojë në Kosovë ku do të takohet me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë për çështjen e Vettingut. Nga kjo ministri dhe shoqëria civile insistojnë që ky proces duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese, pasi sipas tyre, një Vetting pa këtë do të ishte i kotë.
Raportuesit e Komisionit të Venecias do të vizitojnë përsëri Kosovën më 19 dhe 20 maj. Është pikërisht reforma e çështjes së Vettingut që do t’i sjellë ata në Kosovë, ku do të takohen me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe aktorët e përfshirë në këtë proces. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se po presin rekomandimet e Komisionit të Venecias, derisa kanë qëndrim të qartë sa i përket ndryshimeve kushtetuese.
“Kemi koncept dokumentin final, pastaj një draft fillestar i amandamenteve kushtetuese është bërë gjithashtu i projektligjit dhe jemi në pritje të këtij takimi dhe pastaj varësisht edhe nga rekomandimet e Komisionit të Venecias ne do të procedojmë tutje. Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës ka qëndrimin e qartë sa i përket zhvillimit të procesit të Vettingut dhe opsioni 5 është votuar në Qeveri i cili na obligon tutje të vazhdojmë me këtë proces”, tha shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni për RTK-në.
Organizatat nga shoqëria civile që kanë qenë pjesë e grupeve punuese për Vetting insistojnë në një proces me ndryshime kushtetuese, që sipas tyre, do të ishte një lajm i mirë për Kosovën.
“Vetting në Kosovë është i paalternativë, sa më shpejt që të ndodh ky proces, sa më shpejt që të ndodh dhe të kemi një vullnet politik për ta bërë këtë proces, sa më shpejt që partia në pushtet të jetë në gjendje që ti bind partnerët ndërkombëtarë dhe partitë opozitare për ta procesuar me ndryshimet kushtetuese, e me miratimin e Ligjit për Vetting, për Kosovën do të ishte lajmi më I mirë i mundshëm në sektorin e sundimit të ligjit”, Ehat Miftaraj, Instituti i Kosovës për Drejtësi.
“Pa marrë parasysh interpretimi i komisionit të Venecias ne duhet me insistuar që procesi i Vettingut me ndodh edhe me ndodh me ndryshime kushtetuese, përndryshe nëse ne hyjmë në një proces të Vettingut pa ndryshime kushtetuese, nuk është që kemi me bo Vetting, pra sepse Kushtetuta jonë parandalon ose nuk jep mundësi tjera për me shkaku prokurorë edhe gjyqtarë, përjashtimit vetëm nëse kryen vepra penale që i parasheh Kushtetuta, e nëse hyjmë në një proces të Vettingut pa ndryshime kushtetuese edhe vijmë në përfundim që një gjyqtar apo prokuror kanë bërë shkelje të ndryshme dhe nuk meritojnë me qenë prokuror a gjyqtar, atëherë qysh me ua marr mandatin atyre dhe kështu krijojmë problem tepër të mëdha”, Arton Demhasaj nga organizata “ÇOHU”.
Koncept dokumenti për Vettingun do të vlerësojë integritetin e subjekteve të Vettingut, në këtë rast të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pastaj kontrollin apo verifikimin e pasurisë si dhe performancën. Këto baza do të mundësojnë që figura e gjyqtarit ose prokurorit të jetë një figurë e cila gëzon integritet dhe profesionalizëm për të vazhduar me çështjet gjyqësore.
Ministria e Drejtësisë ka vendosur që Vettingu të bëhet me ndryshime kushtetuese për çka kërkohen 2/3 në Kuvend, përfshirë edhe ato nga komunitetet. Deri më tani, opozita ka shprehur kundërshtime lidhur me propozimet e Qeverisë për këtë proces.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës