Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti akuzon Serbinë se është tërhequr nga Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.
Sipas tij, pas letrës së kryeministres, Ana Brnabiq në Bashkimin Evropian në vitin e kaluar, Serbia praktikisht dhe formalisht tërhiqet nga ujdia.
Ai për KosovaPress, thekson se tani është e nevojshme të dihet nëse tërhiqet letra ku theksohet se Serbia nuk do të zbatojë disa pjesë të marrëveshjes bazë dhe më pastaj të ketë nënshkrim dhe sekuencim të qartë e të balancuar të saj.
“Serbia është tërhequr nga marrëveshja ta kemi të qartë. Ngërçi është nga letra e 13 dhjetorit që e ka dërguar kryeministrja e Serbisë në BE, ku praktikisht dhe formalisht tërhiqet Serbinë nga marrëveshja e 27 shkurtit. Duhet të kemi të qartë a kemi marrëveshje? A tërhiqet ajo letër dhe të kemi përsëri marrëveshje. Duhet të kemi nënshkrim dhe sekeuncim të marrëveshjes. Pra, unë mendoj se pikëpamja juaj është më optimiste sesa realiteti, pasi realiteti është shumë i vështirë nga kjo qasje e Serbisë”, thotë ai.
Ahmeti thekson se Serbia po të kishte qasje konstruktive, çështja e dinarit do të zgjidhej menjëherë, pasi do të mundësohej një formë e tranzicionit për mjetet e pagesës nga Serbia te qytetarët serbë të Kosovës.
“Unë besoj se po të ketë një qasje konstruktive nga Beogradi, kjo çështje zgjidhet menjëherë. Kur të them zgjidhet e them le të mundësohet një formë e tranzicionit, pasi rregullorja e BQK-së, është e qartë se është e panegociueshme, por po flasim për një fazë tranzitore. E rëndësishme është se dinari në Kosovë nuk mund të përdoret si mjet pagese”, shton Ahmeti.
Duke folur për sigurinë në veri, Ahmeti thekson se institucionet e vendit janë vigjilente, pasi mund të ketë rreziqe sikurse sulmi terrorist në Banjskë.
“Ku shkojnë, çfarë ndodh me 600 milionë është e paqartë. Një gjë dihet se sulmet terroriste sikur ajo në Banjskë kërkojnë mjete monetare për të organizuar, furnizuar me armatim dhe mbajt ata njerëz. Mund të ketë rrezik të tillë po të vazhdohej ajo mënyrë e sjelljes së dinarëve kesh me thasë. Po ashtu mund të përdorej Kosova sikur është përdorur deri në të kaluarën si një vend ku bëhej një shpëlarje parash”, thekson ai.
Në anën tjetër, Ahmeti është optimist se Kosova do të marrë dritën e gjelbër në Asamblenë Parlamentare dhe Komitetin e Ministrave për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Ai shton se letra e tre krerëve të shtetit drejtuar raportueses për Kosovën në KiE, është një procedurë e rregullt për anëtarësim dhe se zotimet që janë marrë përsipër janë përcaktuar si çështje që do të adresohen pas anëtarësimit në këtë institucion ndërkombëtar.
Sipas tij, në ato zotime nuk thuhet ekskluzivisht për themelimin e Asociacionit, por kërkohet zhvillim i prekshëm në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.
“Letrën që e kanë dërguar të tre krerët e shtetit është procedurë e rregullt përgjatë fazës së anëtarësimit. Krerët e shtetit kanë marrë përsipër zotime që janë përcaktuar si çështje që duhet të adresohen pas anëtarësimit, të cilat janë përcaktuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Askund në ato pika nuk thuhet ekskluzivisht çështja e Asociacionit, kur të bëhet publik raporti do të bëhet e qartë.
Pika 14.2.2 e asaj pjese thotë se duhet të ketë zhvillim të prekshëm në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, që përfshinë edhe Asociacionit. Është e qartë për të gjithë se kjo çështje ekziston që nga viti 2013 dhe se nuk ka asnjë zotim shtesë në këtë drejtim. Kjo përcakton se nuk është parakusht”, përfundon Ahmeti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!