Qytetarët e Prishtinës nuk po gjejnë qetësinë, tash e një kohë. Ata po ankohen për infrastrukturën, për mbeturinat, për trafikun e kështu me radhë.
Për krejt këto probleme asamblistët e subjekteve politike po thonë se faji qëndron te kryetari i Komunës, Përparim Rama.
Shefi i Grupit të asamblistëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, thotë për Telegrafin problem kryesor i kryeqytetit janë vetë ata që po e qeverisin.
“Problemet kryesore të Prishtinës janë vetë pushteti i Prishtinës. Do të thotë të ato probleme të cilat kanë qenë kur Përparim Rama dhe ekzekutivi i tanishëm kanë ardh në pushtet veç se janë shtuar për nga numri. E kësaj duhet shtuar edhe keq-qeverisjen dhe abuzimin me pushtetin, me paranë publike me të gjitha këto. Përditshmëria e qytetarëve të Prishtinës nuk ka ndryshuar asgjë për këto tre vite pushtet të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Fillimisht me Partinë Demokratike të Kosovës tash së fundi edhe me Aleancën, në krye te të cilëve është Përparim Rama – kryetar i kryeqytetit”, tha Sveçla.
Ai shtoi se jetën në Prishtinë po e vështirëson mungesa e investimeve kapitale.
“Problemet kanë mbet të njëjta. Problemet me mbeturina. Papastërtia në qytet. Transporti urban dhe trafiku i ngarkuar. Pastaj ka mungesë të zhvillimit, ka mungesë të investimeve kapitale e një varg çështjesh të tjera, të cilat e vështirësojnë përditshmërinë e qytetarëve të Prishtinës”, tha ai.
Për projektin e Arkitektit të Kryeqytetit, ai tha se është projekti më korruptiv e të cilin sipas tij VV-ja e ka kundërshtuar qysh nga viti 2022.
“Projekti i Arkitektit të Kryeqytetit si projekti ma i madh korruptiv me vlerë 12 milion euro dhe një varg çështjesh të tjera që s’kanë të bëjnë fare me interesin publik. Zoti Rama shumicën e premtimeve, që i ka bërë gjatë fushatës zgjedhore fare nuk i ka filluar e lëre më t’i realizojë. Si Lëvizje Vetëvendosje, qysh nga viti 2022 kur është propozu si projekt, e kemi kundërshtuar për shkak se e kemi pas të qartë se nuk bëhet fjalë për një kontratë, e cila i shërben interesit të përgjithshëm. Kur ka ardh në Kuvendin Komunal për tu buxhetuar, me vlerën 12 milionë euro, ne e patëm kundërshtuar”, tha ai.
Sveçla, tutje tha që Rama nuk do ta ketë guximin të kandidojë sërish për kryetar të Prishtinës.
“Me të vërtetë nuk besoj që Z. Rama e ka guximin të kandidojë sërish për kryetar të qytetit. Me atë që ka ofruar gjatë këtyre tre viteve e ka dëshmuar që nuk është i denjë për një pozitë të tillë”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025