Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve tërheqin vërejtjen për mosrespektim të të drejtave të nxënësve në shkollat e nivelit të ulët dhe të mesëm në Kosovë.
Sipas këtyre organizatave, interesi i nxënësve nuk konsiderohet si interes parësor brenda sistemit arsimor në shumë aspekte.
Edhe vetë nxënësit thonë se brenda sistemit arsimor ka dhunë fizike, emocionale, ngacmime seksuale e shumë skandale të tjera, por ët cilat shpesh mbeten të pa trajtuara.
Sipas përfaqësueses së Këshillit Rinor Kosovar, Agnesa Qerimi, ndonëse brenda shkollave dëgjohen dhe shihen skandalet, askush nuk ndërmerr asnjë hap konkret për t’i eliminuar ato.
Ajo thotë se që nga viti 2006, kanë adresuar këto shqetësime dhe se vetë nxënësit kanë qenë ata që i kanë adresuar ato brenda shkollave, por që nuk janë marrë parasysh.
“Në vitin 2006, Këshilli i Nxënësve e ka publikuar një raport i cili i paraqet qëndrimet e këtij Këshilli. Kështu që mendoj se është dashur që të merren parasysh rekomandimet të cilët e kanë paraqitur gjendjen reale brenda shkollave. Po të merreshin parasysh nuk do të kishim kaq shumë skandale”.
“Shohim skandale të nepotizmit, korrupsionit, shohim raste të tilla dhe institucionet prapë nuk po bëjnë asgjë konkrete. Këto politika që i kemi dhe ky sistem arsimor nuk i plotësojnë nevojat e nxënësve”, tha ajo.
Në anën tjetër, Klevis Vajqari ngaKoalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve, tha se një ndër problemet që është ngritur, janë grevat e mbajtura gjatë këtij viti. Sipas tij, të gjitha palët tjera të interesit kanë shpalosur interesat e tyre, derisa fëmijët apo nxënësit, nuk janë marrë në konsideratë dhe kanë qenë ata që kanë pësuar nga e gjithë kjo situatë.
“Një ndër elementet që ne e kemi diskutuar kanë qenë grevat e mësimdhënësve që janë mbajtur gjatë këtij viti. Gjendja psikologjike, presioni tek nxënësit duke mbajtur teste, plan-programi ka qenë më i ngjeshur, e gjithë kjo ka prodhuar stres, ankth dhe ka krijuar shqetësime në gjendjen emocionale tek nxënësit. Pra, asnjë prej këtyre nuk është marrë në konsideratë dhe nuk është konsideruar se ku arritëm në fund për nxënësit”, tha Vajsari.
Ajo gjithashtu ka përmendur kurikulën e pa përshtatshme me gabime të dukshme, terminologji të papërshtatshme, shpeshherë diskriminuese që ndikon në edukimin e brezave që po rriten.
Ndërkaq edhe Ymer Reshiti, përfaqësues i Këshillit të Prindërve të Kosovës, tha se në këtë fushë ka hapësirë të mjaftueshme për të bërë ndryshime. Ai shtoi se grupet e ndryshme të interesit vazhdojnë të ndërhyjnë në sistemin arsimor duke mos pasur për bazë interesin e fëmijëve.
“Roli i prindërve duhet të jetë më aktiv duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përgjegjëse për të gjitha parregullsitë që po ndodhin në sistemin arsimor”, tha ai.
Sidoqoftë nëse ndalemi vetëm tek abuzimet dhe ngacmimet seksuale ndaj nxënësve në shkolla, e që janë fenomene mjaft shqetësuese, ato nuk janë të rralla . Megjithëkëtë, organizatat që merren me të drejtat e fëmijëve thonë se raportimet për këtë fenomen, janë shumëfish më të vogla sesa që ato ndodhin në realitet.
Sipas autoriteteve të rendit, gjatë vitit 2018, janë raportuar pesë raste të ngacmimeve seksuale në shkollat fillore dhe të mesme në nivel të Kosovës. Statistikat që i posedon policia, për vitin 2017, kanë qenë tri raste të raportuara. E po ashtu edhe gjatë vitit 2016 janë raportuar tri raste të ngacmimeve seksuale në shkolla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit përplasen me qytetarët e bllokuar në makina
Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025