Komuna e Prizrenit ka shpallur konkursin për hartimin e projektit ideor arkitektonik për ndërtimin e objektit të ri në hapësirën përballë Qendrës Sportive “Sezai Surroi”.
Vlera e parashikuar për këtë konkurs projektimi është 140 mijë euro, dhe afati për dorëzimin e ofertave është data 24 shkurt 2025.
Sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, vlerësimi do të bazohet në disa kritere, ku planifikimi funksional dhe zgjidhja urbanistike e arkitektonike dhe harmonizimi në lokacion përfshinë 25 % të vlerësimit; koncepti funksional arkitektonik dhe mënyra e shfrytëzimit të hapësirës së brendshme, të jashtme, gjelbërimit dhe konfiguracioni me 40 %, pastaj standardet inovative, ndërtimore, mjedisore dhe ekologjike me 20 % dhe kriteri estetik, vlerat arkitektonike dhe forma unike me 15%, raporton Telegrafi.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komuna e Prizrenit, “ofertuesi i cili e ofron zgjidhjen ideore për projektin, e cila vlerësohet më së larti, duke e përfshirë edhe ofertën financiare dhe përgjegjshmërinë e dokumentacionit e fiton Konkursin e Projektimit për hartimin e projektit kryesor dhe zbatues ndërsa autoriteti kontraktues nuk ka asnjë obligim për pjesëmarrësit të cilët kanë realizuar projekte ideore pjesëmarrëse dhe të cilët nuk janë përzgjedhur”.
Në dokumentacionin e përgatitur për Komunën e Prizrenit nga Instituti për Shkencë dhe Teknologji (INSI) thuhet se konkursi për hartimin e projektit ideor arkitektonik synon që, në lokacionin e përcaktuar, të zhvillohet një objekt i avancuar dhe multifunksional për ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarët e Komunës së Prizrenit.
“Kjo iniciativë synon të vendosë një standard të ri për shërbimet publike në Kosovë, duke krijuar një qendër të centralizuar që përmban të gjitha shërbimet e nevojshme në një hapësirë të vetme, të lehtë për t’u qasur dhe e pajisur me infrastrukturën më moderne”.
Aty theksohet se aktualisht kjo komunë ka një strukturë administrative të shpërndarë në disa objekte të ndara dhe të vendosura në lokacione të ndryshme brenda qytetit, gjë që krijon sfida për menaxhimin efikas të shërbimeve dhe bashkëpunimin ndërmjet drejtorive të ndryshme, raporton Telegrafi.
“Kjo shpërndarje e objekteve e bën të vështirë koordinimin dhe komunikimin e përditshëm ndërmjet departamenteve të ndryshme, duke krijuar një distancë fizike që ndikon negativisht në efikasitetin e përgjithshëm të shërbimeve administrative për qytetarët”.
Tutje theksohet se “kjo qendër administrative e përbashkët synon të bashkojë të gjitha drejtoritë komunale në një hapësirë të vetme, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe lehtësuar qasjen për qytetarët”.
“Përmes një objekti funksional, qytetarët do të kenë mundësinë të marrin të gjitha shërbimet në një vend, pa pasur nevojë të kalojnë nga një ndërtesë në tjetrën, duke kursyer kohë dhe përpjekje. Kjo do të përmirësojë gjithashtu efiçiencën operacionale të komunës, duke ndihmuar në një koordinim më të mirë ndërmjet stafit dhe në ndarjen efektive të burimeve”.
Në të njëjtën kohë theksohet se “kjo qendër administrative e re do të përfaqësojë jo vetëm një përmirësim në aspektin e infrastrukturës, por edhe një hap drejt një modeli të ri të shërbimeve për qytetarët e Komunës së Prizrenit, duke i përmbushur kërkesat bashkëkohore për një administratë të qasshme, të shpejtë dhe të integruar”.
Muaj më parë, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi pati sqaruar se ideja fillestare lidhur me këtë projekt është që të ndërtohet një objekt shumë funksional, i cili do ti plotësonte nevojat e administratës komunale, por në të njëjtën kohë do të ofronte edhe hapësira për nevojat e komunitetit, sikurse edhe një parking për nevojat e qytetarëve dhe vizitorëve, raporton Telegrafi.
Aktualisht disa drejtori veprojnë në ndërtesën e administratës, derisa Drejtoria e Ekonomisë, Drejtoria e Inspektorateve, Drejtoria për Arsim, Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe Drejtoria për Turizëm veprojnë secila në ndërtesa të ndara. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Komuna e Suharekës i përgjigjet raportimit të qytetarëve, rregullon ndriçimin publik në tri lokacione](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ndricimi-suhareke-ndreqe-e1738753600742-380x233.jpg)
Komuna e Suharekës i përgjigjet raportimit të qytetarëve, rregullon ndriçimin publik në tri lokacione
![Polemika mes dy lidereve të partive boshnjake për kompensimin e dëmeve të fermerëve në Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Zhupe-Prizren-demet-ne-bujqesi-380x233.jpg)
Polemika mes dy lidereve të partive boshnjake për kompensimin e dëmeve të fermerëve në Prizren
![Kino Lumbardhi hap programin e muajit shkurt me filma që sfidojnë realitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumbradhi-programi-i-muajit-shkurt-2025-380x233.jpg)
Kino Lumbardhi hap programin e muajit shkurt me filma që sfidojnë realitetin
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shnettta-780x439.jpg)
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/person-ne-kerkim-780x439-1.jpg)
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
![Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ALAJA.jpg)
Alaudini zbulon misterin e famshëm të nominimit Drilon-Gjesti: Votat e diasporës bënë diferencën dhe e larguan Gjestin nga gara
![Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gerttt-780x439.png)
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?