LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 8° fair_night

“Prizren Fest” mbyll edicionin e tretë me mirënjohjen për publikun

“Prizren Fest” mbyll edicionin e tretë me mirënjohjen për publikun

Pas shtatë netëve magjike me shfaqje teatrale nga Italia, Franca, Irani, Spanja, Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova, sikurse edhe me punëtori, konferenca, panele diskutimi si dhe ndeja është mbyllur edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur “Prizen Fest”.

Organizatorët e festivalit në ceremoninë përmbyllëse të këtij edicioni kanë shprehur mirënjohje për audiencën, meqë sipas tyre, ata kanë nderuar artistët me praninë e tyre në të gjitha shfaqjet.

“Chat GPT ka vendosur Komunën, Ministrinë në fillim, por dua ta falënderoj publikun e mrekullueshëm që ka qenë gjatë gjithë festivalit. Pothuajse në çdo shfaqje ka qenë ‘full’,” ka thënë drejtori i festivalit, Shkelzen Veseli.


Krahas publikut ai ka shprehur mirënjohje për institucionet, sponsorët, ambasadat, por edhe të gjithë të angazhuarit për realizimin e këtij edicioni të festivalit, raporton Telegrafi.

Edicioni i tretë është mbyllur me shfaqjen “Opera e lypsarëve” nga Produksioni i “Prague Shakespeare Company” nga Çekia, një përshtatje origjinale, moderne e satirës muzikore të shekullit XVIII që portretizon jetën e një grupi hajdutësh, prostitutash dhe njerëzish të ulët. Në fakt tregimi satirizon politikën, varfërinë dhe padrejtësitë, duke u përqendruar në temën e korrupsionit në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Në përputhje me përshkrimin e dhënë nga organizatorët, duke përmbajtur stilin e muzikës të “operës anarkike Brechtiane të rrugës”, një trupë ndërkombëtare aktorësh dhe muzikantësh kanë prezantuar një ritregim të errët, brutal dhe komik të përrallës së qëndrueshme të shkruar nga John Gay.

Stili i produksionit që është një përzierje infektive e humorit me lëvizje si dhe satirës, përmban brenda vetes një të qeshur flluskuese gjatë gjithë kohës që mbështetet me muzikë, këngë harmonike dhe lëvizje koreografike për të mashtruar syrin dhe veshin.

Madje gjatë lojës, aktorët kanë nderuar Prizrenin dhe publikun vendor, me adaptimet në çast të tekstit të shfaqjes, raporton Telegrafi.

Të gjitha këto janë ofruar nga një trupë teatrore, talentet individuale të të cilëve kanë qenë mahnitëse, dhe puna e tyre  në skenë ka qenë një përvojë gëzimi për publikun e pranishëm.

Festa teatrore në Prizren është mbyllur me performancat muzikore të Edona Reshitaj dhe bendit Asgjë Sikur Dielli.

“Shihemi në edicionin e katërt, me 20 korrik 2025”, ka përfunduar Shkelzen Veseli nga “Prizren Fest”. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori