Mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit po konsiderohet elemti kyç që në procesin e privatizimit Kosova me tëpër është dëmtuar se sa që ka përfituar. Ekspertët e ekonomisë në vend vlerësojnë që procesi i privatizimit është shndërruar në një biznes privat dhe jo institucional.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu vlerëson se procesi i privatizimit është përcjellë me jo transparencë dhe keqpërdorime, qoftë nga akorët vendës dhe ndërkombëtar.
Ai thotë se ndërmarrjet që janë konsideruar më të mëdha, janë privatizuar me metodën spin-off special.
“Procesi i privatizimit në Kosovë që nga fillimi ka qenë shumë ma tepër që të implimentohet në aspektin politik se sa ekonomik.Procesi ekonomik i privatizimit ka sjellë sfida të shumta, në rend të parë mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit ka qenë elementi kyç që Kosova shumë më tepër është dëmtu nga ky sistem sesa që ka përfituar. Vetë fakti që kemi 845 ndërmarrje publike dhe shoqërore të cilat janë privatizuar për vetëm 645 milionë dhe është e para. Vetë fakti që kemi rreth 30 mijë hektarë tokë të cilët janë privatizuar për më pak se 90 milionë euro dhe vet fakti që i kemi më tepër se 80 mijë të punësuar që kanë mbet të papunë si pasojë e procesit të privatizimit e dëshmon më së mirë dështimin në këtë proces”, tha Gërxhaliu për Ekonomia Online.
“Krejt kësaj i shtohet edhe fakti që kemi pasur shumë ndërmarrje që kanë qenë të privatizuara në ‘spin offin’ special dhe këto jo vetëm që nuk janë zbatuar, por janë shndërruar në objekte banimi e dëshmon këtë situatë. Kohëve të fundit e kemi një momentum që procesi i privatizimit është shndërruar më shumë në një biznis privat sesa institucional”.
Gërxhaliu ka thënë se nga askush nuk është kërkuar llogari, për keqpërodrimet dhe shitjen e pronave së Kosovës në vendet e rajonit.
“Ne kemi pasur keqpërodrim dhe shitje të pronës së Kosovës në Mal të Zi, në Serbi ka në Kroaci në Slloveni dhe askush nuk ka kërkuar llogaridhënie se kush qëndron mas shitjes së këtyre aseteve dhe sa është dëmtuar Kosova”, tha ai.
Teksa ka folur për sfidat që do ta presin Qeverinë e re rreth procesit të privatizimit, Gërxhaliu ka theksuar se rishikimi i shitjeve në vendet e rajonit do të jetë një ndër sfidat më të mëdha.
Sipas tij, këto nuk mund të bëhen pa një prokurori aktive dhe pa një sundim të mirëfilltë të rendit dhe ligjit.
“Në rend të parë qe qeveria e re duhet të ketë sfida të shumta në të cialt do të ballafaqohet. Mirëpo, nuk mund të ketë komoditet që thotë se do të ketë ndryshim sespe vet fillimi i ndryshimit është suksesi më i madh i Qeverisë në fjalë, por barra e procesit dhe rishikimi i procesit qoftë vendor, apo i shitjes së aseteve në vendet e rajonit do të jetë një ndër sfidat por kjo kërkon një prokurori aktive dhe një sundim të rendit dhe ligjit”.
Edhe Emrush Ujkani, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve mendon që ka pasur mungesë të sundimit dhe ligjit në procesin e privatizimit.
Madje ai ka thënë se Qeveria e re duhet ta mendojë rishikimin e këtij procesi.
“Qeveria e ka për detyrë dhe për mandat që veç të kujdeset për një proces që të ndodhë në mënyrë transparente dhe gjithmonë konform procedurave ligjore. Në anën tjetër të jetë e kujdesshme se çfarë qasje të ndiqet dhe a do të ketë nevojë që pikërisht në procesin e privatizimit disa nga aspketet ligjore dhe procedurale të rishikohen që një proces i tillë kahas procedurave formale, të lë gjurmë edhe për të mirë në zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Kjo do të jetë sfidë për Qeverinë”.
Ujkani ka folur edhe për aferat e fundit dhe blerjen e qindra hektarëve me çmim shumë të ulët, derisa ai ka propozuar që këto rastet duhet të hetohen pasi që janë në interes të publikut.
“Unë gjykoj që vërtet ka pasur një mungesë të sundimit të ligjit dhe është një prej dukurive, por jo vetëm në procesin e privatizimit dhe ka qenë determinantja kryesore. Por edhe në procesin e privatizimit që aferat e fundit dhe blerja e hektarëve është diçka që duhet të hetohet sepse është në interesin publik që të ardhmen mos të ndodh diçka e tillë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
Magjia e festave fillon në Albi Mall, ndezja e dritave bëhet më 15 nëntor
Përgatituni për suksesin në 2025, shqiponjat drejt suksesit, Zurich – Zvicër
Çmimet e ulëta të derivateve në Petrol Company: Mit apo realitet?
"Holiday In 2" – Shtëpia juaj në breg të detit: Zgjedhja e mençur për të ardhmen tuaj
Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit