Pritje deri në një vit për koronarografi në QKUK, institucionet heshtin

Pacientët që kanë problem me sëmundje të zemrës, po vazhdojnë të presin për më shumë se një vit për të kryer një koronarografi në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK. Ata ankohen se nuk kanë kushte për të kryer këtë shërbim në klinika private. Të heshtur nëse kjo pritje do të përfundojë po vazhdojnë të jenë nga institucionet shëndetësore.
Ka kaluar një vit që po pret, por radha ende nuk i ka ardhur për të kryer një shërbim me rëndësi në institucionet shëndetësore.
Ndonëse me një gjendje jostabile, Xhafer Feta nga Fushë Kosova po pret për të kryer një koronarografi në Qendrën Klinike Universitare.
Ai tregon për televizionin se nuk ka kushte financiare që këtë shërbim ta kryejë pa pritje në një klinikë private.
“E kemi bërë kërkesën, na e kanë marrë emrin me numër të telefonit me të gjitha. Kam qenë vet, tha jemi të tetorit të vitit 2021 duke i thirrur për me bërë një koronarografi. Nëse na pret ymri e presim deri të na vije radha, nëse jo s’kem çka bëjmë se s’kem mundësi tjera për me shkua në privat. Edhe familjarët po i trishtojmë me këtë pasi mjeku na ka thënë urgjent dhe po duhet me këqyrë alternativa të tjera por s’kemi mundësi”, ka deklaruar Xhafer Feta-Pacient.
Me problemin e njëjtë po ballafaqohen edhe pacientët të cilët edhe kanë pësuar më parë infarkte. Pritja tashmë është bërë normale për ta.
“Qe dy muaj më kanë thënë me bërë këtë, por po duhet më prit në rend, po ka shumë pritje në proces. Po na dëmton kjo pritje, por po mundohemi me tejkalua me barna. Privat jo si kemi kushtet me shkua në privat, po presim”, ka thënë Hanife Rafuna-paciente.
Ankesa për këtë kanë pranuar edhe në Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve.
“Aty lista shkon më shumë se një vit. Duke e ditur se kjo është diçka shumë e ndjeshme pasi pacientët rrezikojnë edhe me jetë duke pritur dhe ne kemi kërkuar që në këtë klinikë mos të ketë fare pritje. Nuk mund të pres një pacient që ka infarkt, të pres më shumë se një vit për një koronarografi”, ka thënë Besim Kodra nga kjo shoqatë.
Por, të heshtur për arsyet e kësaj pritje të stërzgjatur janë institucionet përgjegjëse.
Më lista të gjata të pritjes për të kryer ekzaminimin, i cili siguron një pamje të hollësishme të enëve të cilat furnizojnë zemrën me gjak, pacientët janë ballafaquar edhe viteve të kaluara./RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës