Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për kolona në dalje në pikat kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.

Në përditësimin e fundit të orës 07:15 bëhet e ditur se për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar Merdar pritjet janë deri në një orë.


Te pika kufitare Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 40 minuta ndërsa kolona e veturave është 150 metra.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona, as në hyrje e as në dalje. /Telegrafi/

ministria e puneve