Pritet kontraktimi i operatortit të ri ekonomik për rregullimin e problemeve infrastrukturore në Komunën e Gjakovës

Trotuare të prishura, gropa në rrugë e shumë probleme të tjera, vazhdojnë të mbesin ndër shqetësimet kryesore të cilat raportohen nga qytetarët e Komunës së Gjakovës në platfotmën Ndreqe.com.
Pjesa e trotuareve e cila është e dedikuar për ecjen e kalimtarëve, në shumë pjesë të qytetit të Gjakovës është e dëmtuar, ku fillimisht një dëmtim të tillë është raportuar në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, ku në këtë zonë gjithashtu gjindet edhe një pjesë e trotuarit e cila sipas raportimeve nga qytetarët është e papërfunduar.
Probleme me trotuaret ekzistojnë edhe rrugën “Tirana”, e cila njihet ndryshe si “Tranziti”, ku një pjesë e trotuarit në këtë pjesë është e dëmtuar. Dëmtime më të rënda të trotuarit vërehen në rrugën “Anton Çetta” , ku përmes fotografive të dërguara nga qytetarët, shihet se ky trotuar në këtë pjesë është pothuajse i pakalueshëm.
Në një pyetje që Telegrafi ka drejtuar në Zyrën për informin në komunën e Gjakovës, se a pritet të bëhet rregullimi i këtyre trotuareve të dëmtuara, pytje në të cilën kemi pranuar këtë përgjigjje : “Intervenimi në rregullimin e trotuareve do të bëhet varësisht nga buxheti që do ta kemi në dispozicion.”
Problem tjetër ekzistues janë edhe gropat që gjinden në disa rrugë të ndryshme në komunën e Gjakovës, ku një nga rrugët e cila është më e dëmtuara është ajo në fshatin Dol, ku vërehet që përveç gropava në këtë pjesë të rrugës, janë krijuar edhe disa çarje.
Një gropë e cila është mjaft e dukshme është edhe ajo në rrugën “Tirana”, e cila vazhdimisht mbulohet me gjëra të ndryshme, në mënyrë që të jetë sa më lehtë e kalushme nga makinat që lëvizin në këtë pjesë.
Një çarje dhe një gropë ekziston në rrugën “Nikollë Kaçorri” në fshatin Firzë, rrugë e cila është një ndër rrugët më të frekuentuara të këtij fshati.
Përveç dëmtimtit të trotuareve në parkingun e Stacionit të Autobusëve në Gjakovë, gjindet edhe një gropë, e cila pengon shoferët që parkohen në këtë lokacion.
Në pyetjen që Telegrafi ka dërguar në Zyrën për informin në komunën e Gjakovës, ku kemi kërkuar të mësojmë se a do të bëhet sanimi këtyre dëmtimeve që ka pësuar infrastruktura në këtë pjesë, në përgjigjjen e tyre thuhet se kontrata ekzistuese për sanimin e rrugëve – gropave me asfalt është përmbyllur në tërësi.
“Kontrata ekzistuese për sanimin e rrugëve – gropave me asfalt është përmbyllur në tërësi, prandaj pasi të zhvillohen procedurat e prokurimit për kontratë të re dhe të kemi një operator ekonomik të kontraktuar do të intervenohet në sanimin e tyre.”, thuhet tujte në përgjigjjen e ZIP në komunën e Gjakovës.
Të dëmtuara janë edhe anësoret e urës e cila gjindet në fshatin Firzë, problem i cili sipas komunës së Gjakovës pritet të rregullohet pasiqë të kontraktohet operatori i ri ekonomik për sanimin e këtij problem.
“Kontrata ekzistuese për sanimin e urave është përmbyllur në tërësi, prandaj pasi të zhvillohen procedurat e prokurimit për kontratë të re dhe të kemi një operator ekonomik të kontraktuar do të intervenohet në sanimin e tyre.”, janë përgjigjur nga ZIP në Komunën e Gjakovës, në pyetjen e Telegrafit se a pritet të inervenohet për rregullimin e anësoreve të kësaj ure.
Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.
Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?