Reklamimi nga gazetat prestigjoze por dhe interesimi i markave ndërkombëtare të hotelerive për të investuar në Shqipëri, kanë rritur këtë sezon veror prenotimet nga turistët me 20-30% që në fillim të majit.
Agjencitë turistike raportojnë se Shqipëria po konsiderohet nga të huajt e të gjitha grup-moshave si “thesari i pazbuluar” i Ballkanit teksa shumë shtete tashmë janë ezauruar për turistët.
“Rritja e prenotimeve është mbi 20-30% kjo dhe për faktin e reklamave pozitive që kemi pasur nga vendet e tjera të cilat po e shohin Shqipërinë si një vend ekzotik, si një vend i pazbuluar dhe ka interes të madh. Ne këtë vit presim fluks turistësh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja. Nga mbretëria e bashkuar për shkak të PR pozitiv që kemi pasur nga gazetat që merren me turizmin si BBC Travel, The Mirror, The Guardian, The Sun. Po ashtu edhe në Spanjë ku interesi është për shkak të emrave gjigand të hotelerive spanjolle po vijnë dhe po investojnë në Shqipëri,” shprehet Frenkli Prengaj, operator turistik.
Platforma të ndryshme sociale por kryesisht reklamimi në Tik Tok i Shqipërisë, kanë ndikuar në boom-in e turistëve këtë sezon sipas operatorëve turistikë.
“Një tjetër anë ku ne po marrim treg nga turizmi është edhe TikTok. Na kanë rastisur të rinj jo vetëm nga Europa edhe nga Australia të cilët shohin trendet e turizmit në TikTok ku aty paraqitet Shqipëria, ku dhe aty kemi PR pozitiv se kemi të njëjta plazhe si Greqia por me çmime më të lira, ashtu edhe të njëjtat alpe si Zvicra apo Austria por me çmime më të lira. Pjesa e polakëve dhe Çekëve janë shumë të interesuar për alpet në Shqipëri. E gjithë Europa Lindore po hapet drejt Shqipërisë.”
Më të preferuarat në këtë sezon veror për turistët si vendas edhe të huaj mbeten Thethi e Valbona. Nga agjencitë turistike një interesim i madh është vërejtur edhe për turet ditore të cilat lidhen më së shumti me kulturën dhe historinë./A2 CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ushtarët turq të KFOR-it me patrullime në disa komuna të Kosovës

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës