Prishtinë, raportohet për prishje të rrugës në lagjen “Kodra e Trimave”

Banorët e lagjes "Kodra e Trimave", janë ankuar se kanë probleme me prishje të rrugës, më saktësisht problemet janë shfaqur në rrugën "Xhavit Berisha".
Ata kanë raportuar në platformën Ndreqe.com, për këto ankesa, ndërsa kanë kërkuar nga organet përgjegjëse që të rregullojnë këtë problem, transmeton Telegrafi.
Sipas banorëve, gropat e krijuara po shkaktojnë rreziqe në komunikacion.
Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/06/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































