Prishtinë, arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor.
"Sot rreth orës 01:30 një njësi policore e stacionit të veriut në Prishtinë, ka ndaluar një person në Rr. Selim Berisha, ku të njëjtit pas kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri", thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































