Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë Djordje Saletic, duke forcuar radhët në prag të sezonit të ri.

Saletic është 23 vjeç dhe luan në krahun e majtë të mbrojtjes, pozitë të cilën do ta mbulojë pas largimit të Dion Gallapenit.


Futbollisti malazez vjen nga kampionati i Malit të Zi, ku ishte pjesë e klubit Sutjeska Niksic për dy vite me radhë.

Karrierën e tij e ka nisur te FK Iskra, ndërsa më pas ka luajtur edhe për Drezga dhe disa skuadra të tjera në vendlindje.

Saletic ka përfaqësuar Malin e Zi në të gjitha grupmoshat nga U17 deri te U21, duke dëshmuar potencialin e tij që në moshë të re.

Te Prishtina, ai shihet si zëvendësuesi i drejtpërdrejtë i Gallapenit dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në skemat e trajnerit Arsim Thaqi.

Kryeqytetasit po vazhdojnë të përforcojnë skuadrën dhe transferimi i Saletic shihet si hap i rëndësishëm drejt një ekipi më konkurrues. /Telegrafi/

telegrafi sport app