LAJMI I FUNDIT:

Prishtina zgjodhi sportistët e vitit 2015

Prishtina zgjodhi sportistët e vitit 2015

Mbrëmë, në ambientet e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, u ndanë çmimet për sportistët më të mirë për vitin 2015, në Komunën e Prishtinës.

Një fjalë rasti në këtë manifestim e mbajti Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se në vitin 2015 Komuna e Prishtinës ka shtuar subvencionet për sportin, për një herë e gjysmë në krahasim me vitin 2014, nga 100 mijë euro në 250 mijë.

Ai i përgëzoi si sportistët, po ashtu edhe klubet për mundin e dhënë në kushte relativisht të vështira, e veçanërisht përgëzoi klubin e basketbollit “Sigal Prishtina”, për suksesin e tyre, fitues të Ligës Ballkanike, të cilin Ahmeti e quajti suksesin e parë të pas luftës në karakterin ndërkombëtar të garave të klubeve.

Sportistët më të mirë për vitin 2015 në Komunën e Prishtinës u zgjodhën me radhë nga vendi i 10-të :


10. Ridvan Vllasaliu –Kikboks
9. Njomza Kelmendi – Hendboll
8. Rita Zeqiri – Not
7. Zerina Shatri – Basketboll
6. Qendresa Krasniqi – Futboll
5. Shend Kelmendi – Futboll
4. Diellza Dragusha – Karate
3. Donjeta Sadiku – Boks
2. Alvin Karaqi – Karate
1. Dardan Berisha – Basketboll (Sportisti më i mirë i vitit).

Mirënjohje të veçanta u ndanë edhe për kategori të tjera, si Pedagogë më të mirë sportiv (Luljeta Shala, Betim Sylejmani), Punëtori sportiv i vitit (Florian Myftari), Trajneri sportiv i vitit (Taip Kabashi), Gjyqtari (Faton Kurshumliu), Simpatizuesit (Plisat), Shpresat (Rinor Peci, Malësor Ajeti, Era Janjeva, Eda Zeqiri dhe Patriot Behrami).

Ndërkaq, për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit ndër vite në Prishtinë u nderuan: Fatmir Makolli (Boks), Blerim Vuniqi (Basketboll), Shqipe Bajçinca (Hendboll), Shqipe Zogiani (Karate) dhe Ahmet Beselica (Futboll).

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori