Prishtina synon t’i kthehet fitores në ndeshje ndaj Drenicës, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të drenicasve në ndeshjen e fundit të edicionit vjeshtor, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 13:00.
Ekipi i Afrim Tovërlanit është në një formë të keqe me gjashtë ndeshje pa fitore dhe duan t’i kthehen tri pikëve për të mbajtur veten në pjesën e epërme të tabelës.
Në anën tjetër, ekipi i Thomas Brdaric është rikthyer te fitorja javën e kaluar pas tri humbjeve radhazi dhe duan ta mbyllin sezonin vjeshtor me rezultat pozitiv.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Gjokaj, Bytyqi, Vitija, Boueye, Saletic; Salihu, Taipi; Muja, Kryeziu, Veliu; Iliveski;
Drenica: Gomes; Sarriegi, G.Jashari, Christian Da Silva, Prodani; Smaçi, Hamiti, I.Jashari, Uka; Udoyen Akpan, Krasniqi;
/Telegrafi/


















































