LAJMI I FUNDIT:

Prishtina shijon magjinë e gastronomisë dhe kulturës turke!

Prishtina shijon magjinë e gastronomisë dhe kulturës turke!

Nata e mbrëmshme në Prishtina Gastronomy Festival ishte e pasur me aktivitete të shumta dhe plot emocione, duke sjellë kulturën dhe shijet turke në Prishtinë.

Gjatë gjithë natës pati degustim të ushqimeve tradicionale dhe të veçanta turke, falë kuzhinjerëve nga Gaziantep University, me përkrahjen e Yunus Emre Enstitüsü.

Festivali nisi me një panel diskutimi  në kuadër të Prishtina Gastronomy Festival, ku u diskutua tema: “Gastro-Diplomacia: Historia e Suksesit të Gaziantep”.

Paneli solli një perspektivë të re dhe të thelluar mbi rolin e gastronomisë në diplomaci dhe se si Gaziantep ka arritur të ndërtojë një histori suksesi në këtë fushë.

Një nga aktivitetet më të veçanta të natës ishte punëtoria e udhëhequr nga Master-Shefi i njohur turk, Dr. Ceyhun Uçuk.

Në këtë punëtori, Dr. Ceyhun ndau me pjesëmarrësit sekretet e fuzionit të shijeve midis Kosovës dhe Turqisë, duke krijuar një eksperiencë të veçantë për të gjithë të pranishmit. Kjo punëtori ofroi një kombinim të ri të kuzhinës, duke theksuar lidhjet e forta gastronomike midis dy vendeve tona.

Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër dhe teksti

Mbrëmja u mbyll me një performancë muzikore nga këngëtarët e njohur Tolga Kazaz dhe Ebru Jilta.

Për të kompletuar këtë përvojë të veçantë, Ansambli Folklorik “GERÇEK” solli një performancë të veçantë, duke bashkuar muzikën dhe vallëzimin tradicional turk dhe krijuar një atmosferë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Prishtina Gastronomy Festival, vazhdon të jetë një urë e rëndësishme kulturore që forcon marrëdhëniet midis Kosovës dhe shteteve të tjera mike, të tilla si Turqia.

Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e kësaj feste të madhe me shije të shumta që do të zgjasin deri më 9 gusht në sheshin “Adem Jashari”.

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori