LAJMI I FUNDIT:

Prishtina s’gjen lojtarë në Kosovë, kërkon në Afrikë

Prishtina s’gjen lojtarë në Kosovë, kërkon në Afrikë

Klubi me më së shumti trofe në vend, Prishtina, të hënën nisi përgatitjet për pjesën pranverore të Superligës në futboll, që nis më 27 shkurt, shkruan sot Koha Ditore.

Përgatitjet kanë nisur me katër përforcime, prej tyre më i njohuri është Liridon Ahmeti i Vushtrrisë. Prishtina që ka kaluar stinorin vjeshtor më të keq në 16 vitet e pasluftës, synon të transferojë futbollistë kualitativë për të dalë nga situata e vështirë. Në mungesë të zgjedhjes së futbollistëve në Kosovë, Prishtina ka vendosur të përforcohet me futbollistë nga vendet e Afrikës.

Drejtori i klubit Prishtina, Sokol Krasniqi, ka thënë se janë në procedura të pajisjes me viza për disa futbollistë nga Gana, Kameruni e disa shtete tjera afrikane.

"Në një atmosferë mobilizuese është mbajtur takimi me futbollistët të cilët menjëherë edhe i kanë nisur përgatitjet për pjesën pranverore. Kryesia e klubit ka qenë në përkrahje dhe do të vazhdojë të jetë që ky sezon të jetë më funksional dhe më i mirë. Ne jemi në bisedime me disa futbollistë, por është çështje profesionale dhe etike të mos dalim me emra. Mendoj se do të ketë përforcime nga jashtë. Janë lojtarë nga Gana, Kameruni dhe disa vende tjera afrikane, por nuk mund të themi asgjë derisa të zyrtarizohen përforcimet. Jemi në bisedime edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme për t’i pajisur me viza futbollistët që synojmë t’i transferojmë në Prishtinë. Bëhet fjalë për futbollistë persketivë të propozuar nga menaxherë profesionalë", ka thënë Krasniqi.


Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori