Site icon Telegrafi

Prishtina pret Hackathonin e parë të shëndetit digjital dhe AI!

Prishtina do të jetë mikpritëse e një ngjarjeje unike më 4-6 Prill 2025 – Pristina.Innovate.Healthcare, një hackathon që sjell inovacion, kreativitet dhe bashkëpunim në fushën e shëndetit dixhital dhe inteligjencës artificiale.

Ngjarja pritet të mbledhë mbi 100 pjesëmarrës vendorë dhe ndërkombëtarë, të gjithë të pasionuar për zgjidhjen e sfidave më të mëdha të shoqërisë sonë.

Ekipet do të punojnë intensivisht në grupe të larmishme për të zhvilluar prototipe inovative, ndërsa mentorë dhe trajnerë do t’i mbështesin me teknologji dhe ekspertizë.

Ky hackathon është një mundësi unike për të parë idetë më të guximshme të transformohen në realitet dhe për të kontribuar në përmirësimin e sistemeve tona shëndetësore.

Eventi është organizuar nga: ICR Lab, Univeristeti Martin Luther në Halle të Gjermanisë dhe Healthcare Futurists GmbH, bashkë me partnerë lokal, regjional dhe internacional, dhe me financim nga Ministria e Arsimit dhe Hulumtimit të Republikës Federale të Gjermanisë si pjesë e Procesit të Berlinit.

 

Exit mobile version