LAJMI I FUNDIT:

Prishtina nënshtron liderin (Video)

Prishtina nënshtron liderin (Video)

Sigal Prishtina e ka regjistruar edhe fitoren e dytë në kuadër të FIBA Europe Cup duke mposhtur liderin e Grupit K, Energia Targu-Jiu, me rezultat 66-62.

Mysafirët e nisën më mirë sfidën, mirëpo pas çerekut të parë, rezultati ishte i barabartë (19:19).

Nikoqirët ia dolën që në çerekun e dytë të luanin më mirë se kundërshtari (16:15), për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 35-34.


Mohamed Abukar me një ngulitje fantastike për Sigal Prishtinën kundër Energias.

Posted by Telegrafi Sport on Tuesday, 17 November 2015

Ekipi kryeqytetas ishte fantastik në çerekun e trëtë, gjatë të cilit e dominoi kundërshtarin. Prishtina realizoi 24 pikë, thuajse dy herë më shumë se kundërshtari që shënoi vetëm 13 pikë në këtë pjesë të lojës. Kështu, ky çerek u mbyll me 12 pikë e përsi për vendasit (59:47).

Në çerekun e fundit, skuadra kosovare nuk u tregua shumë e përqendruar (7:15), megjithatë ia doli që të dalë triumfuese me katër pikë epërsi.

Më i miri për vendasit ishte Abukar me 19 pikë, ndërsa te mysafirët 15 pikë i shënoi Eziukwu.

Kjo është fitorja e dytë e Sigal Prishtinës në Europe Cup që po ashtu ka regjistruar edhe dy humbje. Ndërkaq, për Energian kjo ishte humbja e parë pas katër ndeshjesh. /Telegrafi/

Super Prishtina, Super Plisat #HajdePrishtinë

Posted by KB Prishtina on Tuesday, 17 November 2015