LAJMI I FUNDIT:

Prishtina ndryshe, befasi për titull

Prishtina ndryshe, befasi për titull

Paraqitja fenomenale e FC Prishtinës në Kupën e Kosovës, duke e mposhtur Istogun me rezultat të thellë 5:1, e ka ndryshuar mendimin e njohësve të futbollit, të cilët parashikojnë një Prishtinë krejtësisht ndryshe në pranverë.

Ish-trajneri i Trepçës ’89, Fahredin Duraku, ka vetëm fjalë të mira për bardhekaltrit, por edhe për trajnerin Sami Sermaxhaj, duke insistuar se kryeqytetasit do të kenë fytyrë tjetër në pjesën e dytë të sezonit.

“Trajneri i Prishtinës ka bërë një ndryshim të madh te ky ekip, duke e shndërruar Prishtinën në një ekip krejtësisht ndryshe. Kur Prishtina është e fortë, edhe liga është më e fortë dhe me këtë ndeshje që ka zhvilluar në Kupë, ka treguar se do të jetë ndryshe nga ajo Prishtinë, që ka qenë në stinorin vjeshtor”, u shpreh fillimisht Duraku për “Zërin”.

Ndryshe, ai thotë se Prishtina mund të jetë befasi në pranverë dhe të luftojë edhe për titull të kampionit. “Ata kanë një ekip shumë të mirë, me përforcime të qëlluara, por sa i përket titullit të kampionit, kanë mbetur prapa me liderin Feronikeli dhe ndjekësit e tjerë. Por, me këtë ndeshje që ka treguar, mund të jetë befasi për titull të kampionit dhe gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi Duraku. Të kujtojmë se kryeqytetasit e nisën furishëm aventurën në Kupën e Kosovës, pasi mposhtën në shtëpi me rezultat të thellë Istogun, 5:1.


Luftojnë për kreun

Ndeshja ndaj Istogut e ka befasuar edhe ish-trajnerin e shumë skuadrave kosovare, Ajet Shosholli, i cili thotë se për ndryshimet e Prishtinës, merita të mëdha ka trajneri Sami Sermaxhaj.

“Prishtina ka ndryshuar në lojë dhe kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Istogut. Për këtë dua ta përgëzoj trajnerin Sermaxhaj, i cili ka bërë një punë shumë të mirë”, u shpreh Shosholli. Ish-trajneri i Vëllaznimit, ka folur edhe për synimet e Prishtinës, duke thënë se e sheh në kreun e renditjes tabelore.

“13 pikë janë një diferencë e madhe për Prishtinën, por unë i shoh prishtinasit duke luftuar për kreun e renditjes, pasi kanë një ekip tejet të mirë. Sigurisht që synimi i tyre kryesor mbetet triumfi në Kupën e Kosovës”, përfundoi Shosholli. Prishtina stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e 10-të dhe në 17 ndeshjet e zhvilluara regjistroi katër fitore, gjashtë barazime dhe shtatë humbje, duke grumbulluar 18 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori