LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mbetet pa trajner, dorëhiqet Ramiz Krasniqi

Prishtina mbetet pa trajner, dorëhiqet Ramiz Krasniqi

Trajneri prishtinas, Ramiz Krasniqi nuk është më në krye të Prishtinës, pasi ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.

Pas rezultateve të dobëta dhe fondit të varfër të futbollistëve, Krasniqi ka vendosur të jap dorëheqje nga posti i trajnerit të Prishtinës.

Në një prononcim për Telegrafin, Krasniqi tregoi arsyejet e dhënies së dorëheqjes nga posti i Prishtinës.

“Është e vërtetë kam dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Prishtinës. Arsyeja kryesore që jam larguar është fondi i varfër i futbollistëve që kam në skuadër”, deklaroi Krasniqi.


Pas barazimit të dielën ndaj Drenicës, Prishtina ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 10 pikë të tubuara. /Telegrafi/