S’ka më gjiro, gjetja e vendparkimit në lagjet e Prishtinës do të bëhet përmes sinjalistikës digjitale

Një projekt inovativ që do të transformojë mënyrën se si qytetarët gjejnë vendparkim në lagjet e qytetit në Prishtinë, do të finalizohet shumë shpejt.
Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij të gjitha pajisjet teknologjike të vendosura në lagje do të kenë komunikim në kohë reale me sinjalistikën digjitale që do të menaxhohet nga “Prishtina Parking”.
Kjo teknologji e avancuar do të lejojë që informacioni mbi vendet e lira të parkimit të shfaqet në tabela digjitale, duke eliminuar nevojën për të bërë gjiro me automjet në kërkim të një vendi.
“E gjithë teknologjia e vendosur nëpër lagje do të ketë komunikim në kohë reale me sinjalistikën digjitale që do të vendoset nga Prishtina Parking në Kryeqyteti Prishtina. Shumë shpejtë, nuk do të jetë e nevojshme të bëjmë gjiro me automjet në lagje për të gjetur vendparkim sepse informacioni do të shërbehet nga tabelat sikur në foto”, ka shkruar Havolli.
Ai ka shtuar se rreth 25-30% e trafikut në qytetet e madhësisë së Prishtinës shkaktohet nga kërkimi i vendparkimit.
Me këtë sistem të ri, qytetarët do të kenë akses të menjëhershëm në informacionin për vendet e lirë, duke kontribuar kështu në një ambient më të qetë dhe më të organizuar.
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po instalojnë teknologji të re nëpër lagjet e Prishtinës që lidhet drejtpërdrejt me sinjalistikën dixhitale të Prishtina Parking.
“Shumë shpejt, nuk do të jetë më e nevojshme të bëjmë xhiro për të gjetur vendparkim. Tabelat digjitale do të tregojnë vendet e lira, siç mund të shihni në foto. Kjo do ta bëjë më të lehtë parkimin dhe do të zvogëlojë trafikun në qytet”, ka shkruar Rama./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës