LAJMI I FUNDIT:

Prishtina kërkon fitore me Llapin

Prishtina kërkon fitore me Llapin

Prishtina e ka arritur fitoren e parë nën drejtimin e Sami Sermaxhajt, ndërsa kërkon që rezultatet e mira t’i vazhdojë edhe kundër Llapit.

Në ndeshje e parë të zhvilluar në kryeqytet para disa javësh, prishtinasit kishin shënuar fitore 2-1 dhe këtë gjë Sami Sermaxhaj me djelmoshat e tij dëshiron ta bëjë përsëri.

“Po si në çdo lojë tjetër edhe në kësaj loje do t’i qasemi me seriozitetin më të madh. Çka është më rëndësi se ekipi po frymon pozitivisht, është kthyer entuziazmi dhe qasja jonë do të jetë maksimale për rezultat pozitiv në Merdarë”.

“Patjetër që edhe shpresoj edhe besoj te futbollistët e Prishtinës që mund t’ia dalim”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Sami Sermaxhaj për ueb faqen e klubit.


Prishtina është e dhjeta me 14 pikë. /Telegrafi/