Sigal Prishtina më kohë ka bërë gjitha përgatitjet e duhura për Final Four të Kupës së Kosovës që do të nis nesër në kryeqytetin e Kosovës.
Pas pesë viteve emocionet e kësaj gare prestigjioze rikthehen në kryeqytet.
Krerët e klubit më të suksesshëm në vendin tonë, të enjten në një konferencë për media, ka bërë më dije se janë bërë gjitha përgatitjet e duhura për këtë eveniment sportive që pritet të mbush palestrën e sporteve.
Sipas drejtuesve të “bardhekaltërve”, fundjava do të jetë një festë basketbolli. Ata kanë premtuar organizim dinjitoz, derisa sipas tyre, edhe atmosfera do të jetë e bukur në gjitha ndeshjet, pasi që në Final Four do të jenë të pranishëm tifozët e katër skuadrave pjesëmarrëse, ‘Plisat’, ‘Shqiponjat’, ‘Torcidat’ dhe ‘Arpaxhikët’.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Eroll Belgu është shprehur i kënaqur me përgatitjet që ka bërë klubi prishtinas për këtë ngjarje të madhe sportive. Madje, sipas Blegut, Sigal Prishtina i ka tejkaluar standardet që janë përcaktuar nga FBK-ja, transmeton kp.
“Ajo çfarë është duke u bërë nga organizatori i Kupës është duke i tejkaluar them pak a shumë edhe standardet të cilat janë përcaktuar nga FBK-ja. Shpresoj që me ndihmën e klubeve tjera pjesëmarrëse, publikut, grupeve të tifozëve i tërë vikendi do të jetë me të vërtetë në një festë e basketbollit”, ka thënë Belegu.
Optimist për një organizim të mirë, është shprehur edhe presidenti i Sigal Prishtinës, Blerdan Stavileci. Ai thotë se është koha e duhur për një organizim dinjitoz, organizim që sipas tij, do të jetë një mesazh për të gjithë njerëzit e basketbollit dhe vendet e rajonit se Sigal Prishtina di të bëjë organizime të mira.
“Ngjarjet të cilat na presin në horizont, sidomos edhe për klubin tonë edhe për klubet tjera, por në veçanti për Kombëtaren e Kosovës, kemi menduar që është koha e duhur një organizim dinjitoz të bëhet në qytetin e Prishtinës për t’i dërguar edhe një herë mesazhin më të mirë, edhe më të qartë të gjithë adhuruesve të basketbollit, por edhe qytetarëve të tjerë të vendit, po besoj edhe vendeve që i kemi këtu në regjion, por edhe mbarë Evropës që ne dimë të bëjmë organizime të mira, edhe pse ndoshta ne e kemi pas kohën e limituar dhe do të donim që të kishim më shumë kohë në dispozicion që të donim të kishim edhe një palestër tjetër diçka që do të është në planet tona si klub edhe në bashkëpunim me federatën dhe me institucionet”, ka theksuar Stavilevci.
Ndërkaq, kapiteni i Sigal Prishtinës, Edmond Azemi është i bindur se Kupa e Kosovës do të rikthehet në kryeqytet. Ikona prishtinase thotë se në Final Four të Kupës kurrë nuk dihet fituesi, por ai mendon se Sigal Prishtina e ka skuadrën më të mirë dhe më të kompletuar.
“Ne kemi punuar bashkë me trajnerin e ri Antonis, kemi punuar në aspektin që të fitojmë në gjysmëfinale e Kupës dhe normal që të festojmë kupën e Kosovës në Prishtinë. Normal kudo që mbahet Final Four në Prishtinë a po diku tjetër, në Final four nuk dihet fituesi, edhe pse po thonë se ne jemi favorit se po luajmë para tifozëve tanë. Por duhet me pas parasysh se pas një kohe të gjatë të gjithë skuadrat kanë me pas përkrahjen e tyre, sepse do të jenë prezent tifozët edhe nga Peja edhe nga Bashkimi dhe kanë me qenë të motivuar, por prapë se prapë besoj se kemi ekipën më të mirë. E kemi gjithë ekipën e kompletuar dhe nëse e japim maksimumin siç dimë dhe nëse angazhohemi do të jemi në finale me Pejën. Siç pritet një duel i madh gjithmonë Prishtina dhe Peja dhe unë besoj që do arrijmë fitore”, ka pohuar Azemi.
Optimist për sukses në Final Four Kupa e Kosovës është shprehur edhe kapiteni i Pejës, Rron Grapci. Ai pret një organizim të mirë nga Sigal Prishtina, derisa Grapci thotë se Peja do të jap më të mirën në mënyrë që ta mbron këtë trofe të fituar vitin e kaluar.
“Shpresoj se organizimi do të jetë i mirë si nga Prishtina ashtu edhe nga ana e Federatës. Shpresoj që të ketë tifozë të gjitha ekipeve. Ndërsa sa i përket lojës ne besoj se do të japim maksimumin secila prej katër skuadrave besoj se do të jetë një spektakël i basketbollit si në terren ashtu edhe në tribuna”, ka deklaruar Grapci.
Ndërkohë, kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj thotë se është i vetëdijshëm se e pret sfida e vështirë përballje me Sigal Prishtinën në ndeshjen e gjysmëfinales, por Biraj shpreson se Bashkimi do të befasoj skuadrën prishtinase.
“Jemi të vetëdijshëm se do ta kemi vështirë, sepse shorti ka dashur që ne të jemi me organizatorin e Final Four, por respekt për skuadrën e Prishtinës deri në momentin kur të filloj ndeshja, e pastaj do të mundohemi në çdo aspekt, e më një angazhim maksimal që ndoshta edhe t’i befasojmë dhe të arrijmë aty ku kemi dëshirë, pra finalë”, ka theksuar Biraj.
Sfidat e Final Four Kupa e Kosovës nis nesër mbrëma. Në ndeshjen e parë takohen Peja-Trepça në orën 17:00, kurse, në orën 19:45, Bashkimi-Sigal Prishtina. Finalja luhet të dielën në orën 20:00, ndërkaq, në finalja në konkurrencën e femrave luhet të dielën në orën 17:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri